Flash

Detajet e dasmës së Jlo dhe Alex

Lapsi.al 11 May 2020
Detajet e dasmës së Jlo dhe Alex

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë vendosur ta shtyjnë dasmën për shkak të koronavirusit.

Alex Rodriguez i propozoi Jennifer Lopezit gjatë një pushimi romantik në ishujt Bahame në mars të vitit të kaluar, shkruan DailyMail. Por për shkak të COVID-19, çifti Hollywood-ian kanë ‘shtyrë’ dasmën e tyre të planifikuar, pasi menduan me javë të tëra mbi vendimin, tha një burim për E!News ditën e enjte. Këngëtarja 50-vjeçare dhe ish-lojtari i bejsbollit 44 vjeçar, me të cilin filloi lidhjen në vitin 2017,  fillimisht kishte planifikuar të mbante dasmën e tyre të shumëpritur në Itali. Burimi tha “Pa kthimin në normalitet në të ardhme të afërt, Jennifer dhe Alex menduan se shtyrja e dasmës ishte zgjidhja më e sigurt dhe më e zgjuar.

“Vizitorët janë njoftuar së fundmi se dasma nuk do të ndodhë në fund të verës, siç ishte parashikuar”, shtoi ai. Megjithëse, planet e tyre janë prishur nga izolimi dhe distance sociale e detyrueshme, burimi pretendoi se dyshja kanë shpresë se do të ‘bëjnë dasmën e ëndrrave të tyre kur koha të jetë e duhur’.

Gjatë paraqitjes së saj në Oprah’s 2020 Vision, JLo tha se derisa janë bashkë, dasma nuk është me nxitim. Ndërsa, në një tjetër intervistë, Alex tha se planifikonin një ndejë me miqtë e tyre më të mire. Jennifer njoftoi fejesën me Alex gjatë muajit mars, duke publikuar një foto nga momenti kur ai i propozoi.

Të këshilluara

Aksidentohet aktori turk Burak Deniz

Burak Deniz ka bërë aksident, i cili teksa ka qenë duke udhëtuar me makinën e tij ka përplasur një motorçiklist. Pasi e ka përplasur ai ka zbritur menjëherë...

17:06

Ndërron jetë babai i Ben Stiller

Jerry Stiller, ylli i komedisë është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare. Jerry është babai i aktorit Ben Stiller, që dha edhe lajmin për humbjen e tij. “Jam...

14:55

Nicki Minaj konfirmon shtatëzaninë

Deri para pak kohësh e gjitha ishte në kuadrin e një thashethemi, por tashmë ajo e ka konfirmuar. Nicki Minaj mund të jetë duke pritur një fëmijë me bashkës...

14:54

Vendimi i Ashley dhe Cara-s pas ndarjes

Ndarja e Ashley Benson dhe Cara Delevingne i befasoi të gjithë ndjekësit e tyre. Prej kohësh vajzat ishin në një histori dashurie me njëra-tjetrën duke treguar ...

14:47

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI