Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Protesta kundër masave të COVID-19 në Gjermani, sulmohen gazetarët

Lapsi.al 10 May 2020
Protesta kundër masave të COVID-19 në Gjermani, sulmohen

Protestues nga të gjitha ngjyrimet politike po dalin në rrugë në Gjermani kundër kufizimeve të koronës. Ajo që bashkon protestat është refuzimi i mediave të njohura. Kjo po bëhet gjithnjë e më e rrezikshme për gazetarët.

Në Gjermani po rritet rezistenca ndaj masave të qeverisë për parandalimin e përhapjes së koronës. Kufizimet e të drejtave themelore janë masive, thonë kritikët. Shumë prej tyre, qysh tani, kanë frikë se mos vaksinimi bëhet me detyrim, megjithëse vaksina nuk është ende në qarkullim.

Të shtunën pati disa protesta me nga mijëra njerëz në Stuttgart, Berlin, Mynih. Ne Berlin policia ndali disa qindra protestues dhe hodhi spray për t’i shpërndarë. Ndërkohë edhe gazetarët po bëhen objekte sulmi. Në Berlin u sulmuan kështu gjatë javës së kaluar dy ekipe televizive.

Më 1 maj u sulmuan bashkëpunëtorët e stacionit televiziv, ZDF, teksa filmonin një “demonstratë higjiene” për një emision satirik. Pas pak, ekipi u sulmua – ndoshta nga njerëz që i përkisnin skenës së majtë. Sidoqoftë, hetimi ishte i vështirë, njoftoi policia, sepse dëshmitë ishin kundërthënëse. Incidenti shkaktoi indinjatë në të gjithë Gjermaninë. Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Paul Ziemiak, u shpreh tepër i tronditur në twitter.

Vetëm një ditë para sulmit ndaj gazetarëve, më 30 prill, ish-prezantuesi i radios Berlin-Brandenburg (rbb), Ken Jebsen, kishte publikuar një koment në faqen e tij të internetit, “KenFM”, ku përhap rregullisht teori konspirative. Një autor i quajtur Bernhard Loyen kishte komentuar se ai kishte dëgjuar rastësisht se ZDF donte të gjente në demonstratë disa të rrjedhur dhe të hutuar, për t’u tallur me ta para publikut të etur të ZDF-së. Në median e shërbimit publik, të gjithë ata që dalin në rrugë konsiderohen ose si “teoricienë konspirimesh” ose të hutuar ose nazistë ose të trija së bashku”. Bernhard Loyen pastaj përdor komentin e tij për një apel: “Rezistenca. Rezistenca duhet të rritet. Tani”.

Media si pjesë e një teorie konspirative

Një sulm tjetër ndaj përfaqësuesve të mediave u bë në Berlin po atë javë. Në një takim para ndërtesës së Reichstag-ut, ku merrnin pjesë rreth 400 vetë, njëri prej demonstruesve u shkëput nga turma dhe, sipas policisë, u përpoq të godiste me shkelma një nga bashkëpunëtorët e ekipit të ARD-së. Kundër sulmuesit 46-vjeçar për sulm është bërë një kallëzim penal. Videot e incidentit në Twitter tregojnë se policia reagoi shpejt dhe arrestoi sulmuesin. Tubimin e kishte organizuar kuzhinieri vegan, Attila Hildmann, i cili njihet për teori konspiracioniste. Njëra nga historitë e përhapura prej tij është se virusin e ka përhapur themeluesi i Microsoft-it, Bill Gates. Hildmann gjithashtu bën rregullisht komente dhe statuse kundër “mediave” në faqen e tij në Facebook.

Një deklaratë që duket se po gjen terrenin e duhur te mbështetësit e tij: thirrja “media e rrenave” i parapriu sulmit ndaj ekipit të ARD-së në demonstratën e organizuar prej tij. Edhe pas sulmit, demonstruesit treguan solidaritet me sulmuesin dhe i kërkuan policisë që ta lirojë. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, komentoi në Twitter pas incidentit: “Kush sulmon gazetarët është kundër demokracisë”.

Raportimi kritik i padëshiruar

Gazetarët janë nën presion jo vetëm nga sulmet fizike në mjedisin e kritikëve të koronës. Edhe në Stuttgart, ku u zhvillua demonstrata më e madhe paqësore kundër masave të koronës në Gjermani, të folurit keq për median është pjesë e programit të protestës. Sidomos organizatori i demonstratës, sipërmarrësi, Michael Ballweg, i kritikoi disa media, si ARD dhe RTL, për, sipas tij, raportim të njëanshëm dhe të pasaktë. /DW 

Të këshilluara

Vetëvrasja e dyshimtë e miliarderit rus

Një miliarder rus, zotërues i një korporate botërore të qymyrit, është gjetur i vrarë me armë në shtëpinë e tij, me një pistoletë pranë trupit. Trupi i Dmitry B...

22:06

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46