Flash

Gjobiten producentët e Deadpool 2

Lapsi.al 10 May 2020
Gjobiten producentët e Deadpool 2

Producentët e filmit “Deadpool 2” u janë dënuar me 289.562 dollarë për mos sigurimin e një vendi pune për aktoren Joi Harris, e cila vdiq në një përplasje me motor në filmin që po xhirohej në Vancouver në gusht të vitit 2017.

Gjoba u vendos për TCF Vancouver Productions LTD nga WorkSafeBC, ekuivalenti amerikan i OSHA. Harris, e cila po kryente xhirimet u përplas me motor dhe u rrëzua në dritaren e qelqit të një ndërtese aty pranë.

Xhirimet u ndaluan menjëherë pas ngjarjes.

Një hetim nga WorkSafeBC identifikoi pesë shkelje të Ligjit të Kompensimit të Punëtorëve dhe Rregulloren e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë, duke përfshirë:

• Dështimi për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e të gjithë punëtorëve duke mos identifikuar rreziqet dhe vlerësuar dhe kontrolluar rreziqet e veprimtarisë së punës dhe duke mos siguruar një mbikëqyrje të përshtatshme.

• Dështimi për të siguruar që interpretuesja e rolit të jetë në përputhje me Rregulloren duke vënë pajisjet mbrojtëse gjatë xhirimit të skenës me motor.

• Dështimi për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e interpretueses duke mos siguruar një mbikëqyrje të duhur në lidhje me këtë aktivitet pune.

• Dështimi për t’i ofruar aktores interpretuese një orientim të ri të punëtorëve.

• Udhëzimi i aktores që të mos vërë kaskë motorike gjatë xhirimeve me motor.

Të këshilluara

Dua Lipa vjen në bashkëpunim me YSL (Foto)

Dua Lipa është në bashkëpunim të ngushtë me markën botërore ‘Saint Laurent’. Këngëtarja shqiptare e cila është bërë imazhi i kësaj firme muaj më parë, së fu...

18:11

Kënga e Mozzik, pjesë e serialit britanik

Një nga serialet më të ndjekur të momentit, jo vetëm në Britani por kudo, është “Gangs of London”. Që pas premierës pak javë më parë, si kritika, ashtu dhe publ...

17:36

Emma Stone, e martuar në fshehtësi

Emma Stone dhe partneri i saj, regjisori Dave McCarry, janë martuar në fshehtësi, ose të paktën kështu duket nga 2 detajet e dyshimta që u vunë re në intervistë...

13:06

Tayna akuzon reperen gjermane për kopje

Tayna u identifikua menjëherë nga publiku me thirrjen e saj rebele ‘Argh’ në të gjitha projektet muzikore. Megjithatë duket se së fundmi një artiste e huaj, Shi...

11:31

Nicki Minaj mund të jetë shtatëzanë

Reperja e famshme Nicki Minaj prej disa javësh është përfolur se është shtatzënë për shkak të një video ku shihej partneri i saj teksa po i përkëdhelte barkun. ...

18:06

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI