Flash

Fansat e kryqëzuar pse humbi 30 kg, flet trajneri i Adele

Lapsi.al 10 May 2020
Fansat e kryqëzuar pse humbi 30 kg, flet trajneri i Adele

Adele mori vëmendje të madhe me publikimin e një foto-mesazhi në Instagram për ditëlindjen e saj të 32-të.

Në foto ajo falenderonte punonjësit në vijën e parë në betejën kundër koronavirusit, por diskutimi u zhvendos te pamja e saj e jashtme. Foto zbuloi se Adele kishte humbur shumë në peshë, çka u vlerësua nga një pjesë e fansave të saj, por u kritikua nga shumë të tjerë.

Tashmë ish-trajneri që e ndihmoi atë të bjerë në peshë, flet duke zbuluar edhe qëllimin: “Nuk e bëri për pamjen e jashtme, por për shëndetin”, thotë Pete Geracimo.

Në një postim të gjatë në Facebook, Geracimo thotë se “është tronditëse të lexosh mesazhe negative dhe që e akuzojnë atë për fobi ndaj mbipeshës, duke vënë në dyshim origjinalitetin e humbjes në peshë”.

Trajneri londinez shkruan se ai punoi me këngëtaren pas shtatzanisë dhe pas operacionit të saj për një periudhë 13 mujore, raporton newsbomb.al.

Ai tha se me ushtrime dhe zgjedhje më të mira ushqimore, Adele humbi peshë të konsiderueshme, dhe njerëzit e vunë re.

“Po e shoh se si Adele ka marrë gjithë këtë vëmendje dhe shumë njerëz thonë se sa e mrekullueshme duket ajo pasi humbi peshë. Të gjithë e kemi kaluar një fazë të tillë…Por pesha nuk përcakton bukurinë tonë. Pamja e jashtme nuk përcakton bukurinë. Numri në peshore nuk ju bën të denjë apo të padenjë”, shkroi blogerja dhe aktivistja e personave me aftësi të kufizuar Melissa Blake.

Të këshilluara

Gjobiten producentët e Deadpool 2

Producentët e filmit “Deadpool 2” u janë dënuar me 289.562 dollarë për mos sigurimin e një vendi pune për aktoren Joi Harris, e cila vdiq në një përplasje me mo...

18:29

Dua Lipa vjen në bashkëpunim me YSL (Foto)

Dua Lipa është në bashkëpunim të ngushtë me markën botërore ‘Saint Laurent’. Këngëtarja shqiptare e cila është bërë imazhi i kësaj firme muaj më parë, së fu...

18:11

Kënga e Mozzik, pjesë e serialit britanik

Një nga serialet më të ndjekur të momentit, jo vetëm në Britani por kudo, është “Gangs of London”. Që pas premierës pak javë më parë, si kritika, ashtu dhe publ...

17:36

Emma Stone, e martuar në fshehtësi

Emma Stone dhe partneri i saj, regjisori Dave McCarry, janë martuar në fshehtësi, ose të paktën kështu duket nga 2 detajet e dyshimta që u vunë re në intervistë...

13:06

Tayna akuzon reperen gjermane për kopje

Tayna u identifikua menjëherë nga publiku me thirrjen e saj rebele ‘Argh’ në të gjitha projektet muzikore. Megjithatë duket se së fundmi një artiste e huaj, Shi...

11:31

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI