Në fakt, gjithkush e di se Veliaj nuk ka asnjë lidhje me këtë veprim. Ai fillimisht ka qenë kundër kësaj nisme dhe në rrethe të ngushta thoshte se kjo është një cmenduri. Rama e ka nisur këtë plan që në 1998, kur ende Veliaj as nuk kishte dështuar me “Mjaft”, as nuk ishte fëlliqur me 12 mijë votat e G99. Pra të gjithë janë të ndërgjegjshëm se ai po shërben si maskë e shefit.
Dhe kjo nuk është një gjë e re.
Ai të njëjtën gjë ka bërë duke vendosur në mënyrë absurde tek parku i liqenit memorialin e “viktimave të grushtit të shtetit”, që Ramës i ishte kërkuar nga Erdogani. Të gjithë e dinë që kryebashkiaku nuk ka asnjë lidhje me autokratin turk e megjithëatë ai e mori përsipër këtë njollë publikisht duke ngritur në park monumentin dhe duke emëruar rrugën 15 korriku.
Lexo më tej:
Ping pong bashki qeveri/Askush se mban përgjegjësinë për monumentin që Erdogan ngriti në Tiranë
Të njëjtin rol mori përsipër ai edhe në komunikimin për unazën e Re, pasi Ramës i shpërtheu skandali i tenderit me dokumenta të fallcifikuara. Veliaj bëri cmos për ta tërhequr urrejtjen rreth vetes duke përdorur fyerje raciste ndaj atyre që kishin zbritur si zaptues në Tironë.
Por, skena më e neveritshme e bythlëpirjes është ajo kur Rama e degjeneroi në sy të kamerave pasi e urdhëroi të lyente shkallën e një pallati që në ora 4 të mëngjesit. Si një njeri me stomak të fortë Erioni e kapërdiu ofendimin, madje më pas doli dhe dha edhe intervistë tek Luana Vjollca se Kryeministri se kishte pasur me të por me administratrorin e asaj godine.
Mos i humbni memet/ Tërmeti që i nxorri bojën llustraxhiut Veliaj
Qesharake, kapet sërish në mashtrim/ Si po vazhdon ti dali boja llustraxhiut Veliaj
Raste të tilla ka pa fund dhe enumeracioni i tyre nuk shton asnjë gjë në portretin tashmë të skalitur të kryebashkiakut. Por pyetja që shtrohet është pse e bën ai këtë? Përgjigjja e atypëratyeshme është se ai synon vendin e Edi Ramës. Dhe mënyra më e mirë për ta arritur atë në partinë socialiste është servilosja ndaj shefit. Në këtë kuptim Veliaj po ndjek rrugën e atij, të cilit në fund do ti ngulë thikën. Ai jo vetëm ka kopjuar trajektoren e Ramës duke filluar me bashkinë e Tiranës dhe pushtetin financiar multimilionësh që buron prej saj, por po adopton edhe sjelljen e tij. Rama e bëri përpara jo vetëm duke iu servilosur Nanos dhe Metës, por imagjinoni, edhe Pandi Majkos ato kohë që qe kryeministër. Të gjithë e mbajnë mend si qe pro Majkos dhe pastaj e lëshoi sa humbi kongresin kundër Nanos. Të gjithë e kujtojnë si u reshtua pro kryeministrit Meta duke u tallur me të papunin Robert Camcakizi, të cilit pastaj iu ngjit si camcakiz me lule në duar në Korfuz për ti kërkuar falje. Të gjithë e kujtojnë si garoi me Nanon në sfidën për kreun e PS duke iu lutur socialistëve që e linin jashtë dyerve: ‘Unë nuk jam një axhami”. Armand Shkullaku: Erjon Velija, si qeni i Kasharit Dhe pas shtatë vitesh mundime Rama kapi kreun e PS-së. Këtë rrugë po ndjek edhe Veliaj, i bindur se për të bërë karrierrë në këtë parti, nuk ka rëndësi të jesh i besueshëm për publikun. Më e frytshme është të shërbesh si leckë për shefin. Prandaj dhe “Lali” po bën rrufepritsen e baltës që hidhet mbi Ramën. Ai synon vendin e tij. ©Lapsi.al