Flash

X Æ A-12 ky do të jetë emri i djalit të posalindur të Elon Musk

Lapsi.al 8 May 2020
X Æ A-12 ky do të jetë emri i djalit të posalindur të

Shefi ekzekutiv i Tesla dhe Space X, miliarderi Elon Musk dhe partnerja e tij, këngëtarja Grimes kanë zgjedhur një emër krejt të veçantë për djalin e tyre të porsalindur.

Edhe pse ngjason më shumë me një ekuacion matematikor sesa me një emër të mirëfilltë, i biri i tyre do të quhet X Æ A-12.

Lajmi u bë i ditur nga Elon Musk përmes një postimi në Twitter, poshtë të cilit shumë njerëz e pyesnin nëse e ka seriozisht. Si një ndër emrat më të rrallë dhe çuditshëm në botë, emri pushtoi rrjetin dhe dilemat për shqiptimin e tij shkaktuan shumë meme dhe debate online. Madje pati edhe akuza për prindërit.

Por pa vonuar, përgjigjen e dha, partnerja e Musk, Claire Boucher, e cila shpjegoi kuptimin e emrit. Ajo tha se X qëndron për ndryshoren e panjohur, Æ për Ai (dashuri dhe/ose Inteligjencë Artificiale). A-12 është pararendësi i SR-17, aeroplani i preferuar i çifit.

“Pa armë, pa mbrojtje, thjesht shpejtësi. Madhështor në betejë, por jo i dhunshëm,” shkroi Grimes. Po kështu A është për Archangel (kryeëngjëll).

Pavarsisht shpjegimit, ajo nuk tregoi si do ta thërrasin vogëlushin.

Të këshilluara

Paqe mes çiftit Brad dhe Angelina

Çifti më i famshëm i showbiz-it, Angelina Jolie dhe Brad Pitt i dhanë fund martesës së tyre 3 vite më parë. Megjithatë, procedurat e divorcit kanë vazhduar për...

10:18

Filmi australian që parashikoi virusin

Një film australian për një burrë me koronavirus, i cili karantinohet në shtëpi, duket se ka parashikuar pandeminë e koronavirusit 3 vjet më parë. Filmi i pa...

19:34

Aktoret turke para operacioneve plastike (Foto)

Aktoret turke tashmë janë bërë të famshme jo vetëm në Turqi, por edhe në vendin tonë e në mbarë botën falë telenovelave ku kanë aktruar. Fama e tyre është shoqë...

17:08

Amber Heard humb njeriun e dashur nga jeta

Aktores së njohur, Amber Heard i ka vdekur nëna në moshën 64-vjeçare, shkruajnë mediat.  Lajmin e ka bërë të ditur aktorja nëpërmjet një postimi në Instagram k...

16:48

Emri i Dua Lipës rikthehet në një markë

Ajo është një nga yjet më të pasura të muzikës pop në botë me një vlerë prej 25 milionë funtash në emrin e saj. Dua Lipa ka një mbizotërim global pasi thuhet...

16:23

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI