Flash

VIP-at shqiptarë që deklaruan se kanë kaluar koronavirusin

Lapsi.al 8 May 2020
VIP-at shqiptarë që deklaruan se kanë kaluar koronavirusin

Si në botë, edhe në Shqipëri, disa personazhe  janë prekur gjithashtu nga koronavirusi.Kanë qenë vetë ata që kanë deklaruar se e kanë kaluar këtë infeksion duke treguar edhe simptomat që kishin.

Ish-banori i “Big Brother”, Petrit Bylykbashi u infektua me koronavirus pak kohë më parë. Për fat të mirë, Petriti arriti ta fitojë betejën dhe rezultoi i shëruar në testin e fundit. Lajmin e dha vetë Petriti muajin e kaluar duke deklaruar se do të rrijë 14 ditë i izoluar pas shërimit.

Saimir Kodra, moderatori i emisionit “Stop” deklaroi se pasi ka bërë analizat ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Kodra u shpreh se koronavirusi ka hyrë në Shqipëri që në muajin janar. “Dua t’ju tregoj se kam bërë analizën dhe doli se unë isha infektuar nga koronavirusi, por e kam kaluar atë, madje që në janar”-është shprehur Kodra duke treguar gjithashtu se ai nuk ka shfaqur simptoma.

 Këngëtari Muhamet Sejdiu u infektua nga koronavirusi pasi u kthye nga Gjermania në Kosovë. Këngëtari dhe bashkëshortja e tij u vetëizoluan dhe pas disa ditësh ata rezultuan negativ. “Kanë qenë javë të vështira. Këta po ankohen për izolim nëpër shtëpia, por izolimi jonë ka qenë pak ma ndryshe. Shyqyr prej Zotit e prej mjekëve e kaluam mirë. Kenaqësia më e madhe ka qenë kur kam ardhur në shtëpi edhe i kam pa djemtë. Edhe ata kanë qenë të mbyllur për 16 ditë pa dal kërkund. Më shumë e kam pas hallin e fëmijëve sesa vetë që kam qenë izoluar”-është shprehur këngëtari.

Rudina Dembacaj ka dyshime se mund ta ketë kaluar. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria live”, Rudina tregoi se Marku kishte takuar pacientin zero prandaj i nisën këto dyshime. “Marku në një varrim takoi pacientin zero dhe dy miqtë e tij që rezultuan me koronavirus. Marku erdhi në shtëpi me shumë ethe, i shkoi tempratura 40.2, kishte dhimbje të tmerrshme trupi. Pas paracetamolit i ulej temperatura. Unë piva edhe antibiotikët e bajamave.Ne e ndamë mendjen që kishim koronavirus dhe ende nuk e kemi hequr dyshimin nëse kishim apo jo koronavirus”-tregoi Rudina.

Të këshilluara

Çpo ndodh me martesën e Meghan Fox

Aktorja e famshme Megan Fox u fotografua mëngjesin e sotëm duke shëtitur në Los Angeles pa maskë mbrojtëse dhe mbi të gjitha pa unazën e martesës. Aludohet s...

14:18

Covid-19 i mer jetën reperit anglez

Reperi britanik Ty ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pas komplikacioneve të shkaktuara prej Covid-19. Ndarja e tij nga jeta u konfirmua të enjten prej ek...

11:47

Paqe mes çiftit Brad dhe Angelina

Çifti më i famshëm i showbiz-it, Angelina Jolie dhe Brad Pitt i dhanë fund martesës së tyre 3 vite më parë. Megjithatë, procedurat e divorcit kanë vazhduar për...

10:18

Filmi australian që parashikoi virusin

Një film australian për një burrë me koronavirus, i cili karantinohet në shtëpi, duket se ka parashikuar pandeminë e koronavirusit 3 vjet më parë. Filmi i pa...

19:34

Aktoret turke para operacioneve plastike (Foto)

Aktoret turke tashmë janë bërë të famshme jo vetëm në Turqi, por edhe në vendin tonë e në mbarë botën falë telenovelave ku kanë aktruar. Fama e tyre është shoqë...

17:08

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI