Flash

Gjobiten me 300 mijë dollarë producentë e Deadpool 2

Lapsi.al 8 May 2020
Gjobiten me 300 mijë dollarë producentë e Deadpool 2

Producentët e filmit “Deadpool 2” u janë dënuar me 289.562 dollarë për mos sigurimin e një vendi pune për aktoren Joi Harris, e cila vdiq në një përplasje me motor në filmin që po xhirohej në Vancouver në gusht të vitit 2017.

Gjoba u vendos për TCF Vancouver Productions LTD nga WorkSafeBC, ekuivalenti amerikan i OSHA. Harris, e cila po kryente xhirimet u përplas me motor dhe u rrëzua në dritaren e qelqit të një ndërtese aty pranë.

Xhirimet u ndaluan menjëherë pas ngjarjes.

Një hetim nga WorkSafeBC identifikoi pesë shkelje të Ligjit të Kompensimit të Punëtorëve dhe Rregulloren e Shëndetit dhe Sigurisë në Punë, duke përfshirë:

• Dështimi për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e të gjithë punëtorëve duke mos identifikuar rreziqet dhe vlerësuar dhe kontrolluar rreziqet e veprimtarisë së punës dhe duke mos siguruar një mbikëqyrje të përshtatshme.

• Dështimi për të siguruar që interpretuesja e rolit të jetë në përputhje me Rregulloren duke vënë pajisjet mbrojtëse gjatë xhirimit të skenës me motor.

• Dështimi për të siguruar shëndetin dhe sigurinë e interpretueses duke mos siguruar një mbikëqyrje të duhur në lidhje me këtë aktivitet pune.

• Dështimi për t’i ofruar aktores interpretuese një orientim të ri të punëtorëve.

• Udhëzimi i aktores që të mos vërë kaskë motorike gjatë xhirimeve me motor.

Të këshilluara

Demet Ozdemir, në një lidhje të re

Aktorja Demet Ozdemir është çdoherë në vëmendje të mediave turke për jetën e saj private. Demet u përfol për një lidhje me Can Yaman. Lidhja e tyre përfundoi me...

18:30

Truket e bukurisë nga Merissa Principe

Këto janë truket shekullore të bukurisë që i ka përzgjedhur nëpër botë, Merissa Principe. Vaj kokosi për të mbrojtur flokët nga dëmtimet. Tajlandë Vaji i ...

16:00

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI