Flash

Niko Komani anullon dasmën, i jep fund lidhjes

Lapsi.al 7 May 2020
Niko Komani anullon dasmën, i jep fund lidhjes

Para një viti stilisti i njohur shqiptar Niko Komani dha lajmin e bukur se dikush i ka vjedhur zemrën dhe shumë shpejt do të martohej.

Ai u shpreh se kishte kohë që ishte i lidhur me një vajzë, por karantina nuk paska ndikuar për mirë në marrëdhënien e tyre.

Në një intervistë tek emisioni “Vizioni i Pasdites”, Niko Komani ka zbuluar se i ka dhënë fund lidhjes gjatë periudhës së karantinës.

“Si përfundim, në karantinë ndahesh. Ndodhi pra, ndodhi. Qeshja me meme-t e ndarjes, ja që më ndodhi mua”, u shpreh Niko Komani.

Ndër të tjera ai ka treguar se izolimi në shtëpi ka qenë sfidues për të dhe ka lënë shumë projekte pezull që mezi po pret që t’i realizojë.

“Mezi po pres të dali kjo karantinë të nis projektet e reja që kisha në dorë. Në fakt kisha një projekt të ri, tek i cili m’u prenë krahët, por çdo gjë do rinisë sapo të dalim nga karantina. Ishte një moment për t’u ulur e për të menduar për më pas. Personalisht ky karantinim më ka vënë gishtin në kokë të mendoj më shumë gjëra dhe të vlerësoj çfarë kam. Çdo gjë që ka lidhje me shëndetin tim dhe të miqëve të mi, më mërzit dhe do doja t’i zbatonim më shumë të gjitha rregullat. I bëjmë keq të gjithve jo vetëm vetes,” përfundoi ai.

Të këshilluara

Selena Gomez zbulon se vuan nga bipolariteti

Prej disa kohësh Miley Cyrus ka hapur një rubrikë në Instagramin e saj që titullohet “Live With Miley” dhe aty ajo fton personazhë të njohur për të folur dhe pë...

20:28

Gigi dhe Zayn të martuar në fshehtësi

Surpriza të reja nga çifti i njohur Gigi Hadid dhe Zayn Malik. Nëse menduat se pas lajmit të shtatzënisë së modeles, gjithçka do të mbaronte aty, e keni menduar...

19:30

5 fakte interesante për Stella McCartney

Edhe pse është aluduar se mbiemri i saj i famshëm ka ndikuar në suksesin e saj, talenti i saj ka qenë në ADN-në që trashëgonte, duke e identifikuar qysh në fill...

18:23

Sot, 1-vjetori i Prince Archie

Duka dhe Dukesha e Sussex ndanë një video të veçantë për të shënuar ditëlindjen e parë të djalit të tyre Archie, sot me 6 maj. Pamjet e ëmbla, të postuara në fa...

17:20

ide

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI