Flash

Plagosje në Maliq

Një person është plagosur me thikë në fshatin Sovjan të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është para...

12:20

Koronavirusi, Gjermania hap të gjitha dyqanet. Merkel: Vendim i guximshëm, por të bëjmë kujdes

Lapsi.al 7 May 2020
Koronavirusi, Gjermania hap të gjitha dyqanet. Merkel: Vendim i

Gjermania zbut edhe më tej kufizimet, mes përmirësimit të vazhdueshëm të situatës pandemike. Kancelarja, Angela Merkel, pranoi rihapjen e të gjitha dyqaneve si pjesë e një marrëveshje me liderët e 16 landeve për lehtësimin e mëtejshëm të masave të vendosura për të frenuar përhapjen e Covid-19.

Shkollat do të rihapen gradualisht, ndërsa krerët e landeve do të marrin nën kontroll periudhën e kthimit të jetës sociale.

Ata do të kenë në dispozicion një “mekanizëm frenimi emergjent” nëse do të shpërthejë një valë e dytë infektimi.

“Ne po ndjekim një rrugë mjaft të guximshme, por me kushtet e tanishme ne e kemi një shans. Megjithatë, dëshiroj të përsëris se ne jemi edhe më të sigurtë se kjo do të funksionojë, nëse qytetarët do të bashkëpunojnë”, deklaroi kancelarja.

Me rregullat e reja dy familje mund të takohen së bashku, të moshuarit në azile dhe struktura të tjera përkujdesjeje mund të pranojnë vizita nga një person specifik. Por sigurisht gjermanët duhet të respektojnë distancimin fizik dhe mbajtjen e maskës mbrojtëse në ambiente publike.

Të dhënat zyrtare të pandemisë në këtë shtet janë 169 mijë të prekur dhe rreth 7 mijë viktima. Duke u bazuar tek të dhënat zyrtare, kancelarja Merkel tha se është arritur mbajtja nën kontroll e përhapjes së koronavirusit duke bërë të mundur mbrojtjen e sistemit shëndetësor nga kolapsi.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46