Flash

Emri i Dua Lipës rikthehet në një markë

Lapsi.al 7 May 2020
Emri i Dua Lipës rikthehet në një markë

Ajo është një nga yjet më të pasura të muzikës pop në botë me një vlerë prej 25 milionë funtash në emrin e saj.

Dua Lipa ka një mbizotërim global pasi thuhet se së fundmi ka aplikuar që emri i saj të tregtohet në të gjithë botën.

Këngëtarja, 24-vjeçare, raportohet se ka paraqitur dokumente për të regjistruar emrin e saj si markë, duke i dhënë asaj mundësinë për të lëshuar artikuj të markës “Dua Lipa” përfshirë rroba dhe kozmetikë, si dhe lojëra kompjuterike, libra, bizhuteri, madje edhe pajisje të kuzhinës.

“Dua e di se ajo është në kërkesë të lartë tani dhe mund të bëjë një pasuri”, ka thënë një burim për The Sun.

“Ajo mund të fillojë të gjitha llojet e sipërmarrjeve anësore të nxjerrjes së parave. Ajo ka një imazh për të mbrojtur, kështu që nuk do të bëjë asgjë që është më shumë se një projekt me shuma marramendëse të parave”, vazhdon më tej burimi.

Juristët e Duas kanë parashtruar kërkesa për të mbrojtur emrin e saj në të gjithë botën, përfshirë në SH.B.A., Kanada, Evropë, Australi, Izrael dhe Azi.

Sipas dokumenteve të tjerët nuk mund të përfitojnë nga emri i saj.

Të këshilluara

Kenan Imirzalioglu, së shpejti baba

Aktori turk Kenan Imirzalioglu kapi majat e famës pas rolit të tij në serialin shumë të ndjekur dhe në vendin tonë ‘Ezel’. Emri i Kenan-it i kapërceu...

15:37

Ligji nuk njeh emrin e djalit të Elon Musk

Nga titulli duket sikur kemi lojëra fjalësh, por është e vërtetë. Pas shpjegimit që Grimes, partnerja e Elon Musk, i bëri emrit të të birit, X Æ A-12, rezulton ...

14:31

Aktorja turke flet për sëmundjen që ka

Aktorja turke, Asli Enver e njohur për publikun shqiptar pas rolit të suksesshëm në filmin “Nusja nga Stambolli”, ka folur për herë të parë për sëmundjen e saj....

13:51

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI