Flash

Dyshime për martesën sekrete të Gigi dhe Zayn

Lapsi.al 6 May 2020
Dyshime për martesën sekrete të Gigi dhe Zayn

Ata u rikthyen në krahët e njëri tjetrit, po jetojnë bashkë dhe do të bëhen së shpejti prindër.

Fansat, janë më shumë se të bindur se Gigi dhe Zayn janë fejuar në fshehtësi të plotë. Një javë pasi modelja dhe partneri i saj konfirmuan se bebushja do të lindë në shtator, këngëtari u shfaq me një tatuazh të ri, që thotë diçka. Tatuazhi i ri është simboli i syrit të djallit dhe poezia e famshme e poetit Kahlil Gibran, dedikuar dashurisë dhe martesës. Në disa prej vargjeve lexohet: "Ju keni lindur së bashku, dhe së bashku do të jeni përjetë

Do të jeni së bashku kur krahët e bardhë të vdekjes do të shpërndajnë ditët tuaja.

Përgjithmonë, ju do të jeni së bashku edhe në kujtimin e heshtur të Zotit.

Por le të ketë hapësirë në bashkimin tuaj,

Dhe mes jush le të luajnë valle erërat e qiellit.

Duajeni njëri tjetrin, por mos bëni lidhje dashurie:

Por le të jetë ajo një det lëvizës, mes brigjeve të shpirtrave tuaj.

Mbushni kupat e njëri-tjetrit por mos pini prej një kupe..." Pra, Zayn dhe Gigi e kanë ndarë mendjen që gjithë pjesën tjetër të jetës duan ta kalojnë bashkë dhe nuk do të ishte asnjë habi nëse krejt papritur i tregojnë botës që janë martuar. Njerëzit janë të bindur që PO, por deri tani kjo është shenja e vetme që posedojnë. Një tatuazh që flet për bashkimin e përjetshëm dhe sekretin e martesës së lumtur.

Sidoqoftë, Zayn dhe Gigi janë më shumë se të lumtur dhe e gjithë vëmendja e tyre këto kohë është përqëndruar tek fillimi i jetës së re.

Të këshilluara

5 fakte interesante për Stella McCartney

Edhe pse është aluduar se mbiemri i saj i famshëm ka ndikuar në suksesin e saj, talenti i saj ka qenë në ADN-në që trashëgonte, duke e identifikuar qysh në fill...

18:23

Sot, 1-vjetori i Prince Archie

Duka dhe Dukesha e Sussex ndanë një video të veçantë për të shënuar ditëlindjen e parë të djalit të tyre Archie, sot me 6 maj. Pamjet e ëmbla, të postuara në fa...

17:20

Ndahet nga jeta këngëtarja amerikane

Millie Small, këngëtarja e famshme amerikane, e njohur për hitin “Sing my lollipop”, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Sipas “Daily Mail”, Small është ...

15:00

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI