Flash

Beyonce udhëheq fushatën e testimit për covid 19

Lapsi.al 6 May 2020
Beyonce udhëheq fushatën e testimit për covid 19

Diva e muzikës Beyoncé së bashku më nënën e saj, Tina Knowles Lawson, po udhëheq fushatën e testimit për covid 19, në qytetin e saj të lindjes në Houston, Texas. Organizata BeyGOOD e yllit të muzikës do të nisë fushatën #IDidMyPart, “Unë e bëra pjesën time” e cila inkurajon komunitetin me ngjyrë të kujdesen për shëndetin në këtë përballje me pandeminë e koronavirusit. Sipas të dhënave, virusi i ri është përhapur në mënyrë disproporcionale tek komuniteti me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara. Një raport i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, në mes të muajit prill, tha 33.7 përqind e pacientëve me COVID-19 ishin me ngjyrë. Për më tepër, 33 përqind e të gjitha vdekjeve nga koronavirusi ishin amerikanë me ngjyrë.

“Ne jemi të gjithë së bashku. Por duhet të shohim se çfarë po ndodh në komunitetet tona”, tha Knowles Lawson në një deklaratë. Është thelbësore të jesh vigjilent ndaj distancës sociale, të mbash maskë dhe mbi të gjitha t’i nënshtrohesh testit. Nëse nuk i nënshtrohesh testit, nuk e di nëse je bartësi i virusit. Të jesh asimptomatik përbën një rrezik për familjen dhe njerëzit përreth”.

Këtë fundjavë për Ditën e Nënës, Beyoncé dhe nëna e saj do të ofrojnë testime falas në Houston dhe do të shpërndajnë për të pranishmit pajisje mbrojtëse si maska dhe doreza. Qëllimi i fushatës është që personazhe të tjerë të famshëm të profilit të lartë të emërojnë njëri-tjetrin për të ndihmuar në përpjekjet për të nxitur testimin në vendlindjet e tyre. Sipas njoftimit, Tyler Perry tashmë ka pranuar sfidën #IDidMyPart dhe do të ndihmojë në lehtësimin e përpjekjeve të testimit në Atlanta, Xhorxhia. Para shpalljes së iniciativës së re të testimit, Beyonce dhuroi 6 milion dollarë për të ndihmuar organizatat që mbështesin institucionet shëndetësore në New York, New Orleans, Detroit dhe Houston.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta këngëtarja amerikane

Millie Small, këngëtarja e famshme amerikane, e njohur për hitin “Sing my lollipop”, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Sipas “Daily Mail”, Small është ...

15:00

Loredana nuk shpëton nga gjyqi për mashtrim

Loredana, u bë pjesë e një skandali një vit më parë. Ajo akuzohej se i kishte vjedhur një çifti zvicerian gati 900 mijë franga bashkë me vëllain e saj. Por m...

11:24

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI