Flash

Autorja e librave Twilight do të publikojë një libër të ri që eksploron historinë e dashurisë së personazheve

Lapsi.al 6 May 2020
Autorja e librave Twilight do të publikojë një libër të

Autorja amerikane Stephenie Meyer emocionoi fansat e romaneve të saj më të shitur të “Twilight” të hënën pasi njoftoi se do të nxjerrë një libër të ri që eksploron historinë e dashurisë së personazheve nga perspektiva e vampirit Edward Cullen. I quajtur Sun Midnight, libri i ri do të rrëfejë të kaluarën e Cullen dhe kohën kur takohet për herë të parë me Bella Swan, shoqja në shkollën e mesme e cila më vonë bëhet gruaja e tij. Librat e mëparshëm që i kemi parë edhe të ekranizuar, janë shkruar nga këndvështrimi i Bella-s. Historia “merr një kthesë të re dhe me vendosmëri të errët” në librin e ardhshëm, tha publikuesja në një përshkrim në faqen e Little, Brown and Company. Katër librat origjinalë të Meyer për Twilight u shitën jashtëzakonsiht shumë, me gati 100 milionë kopje. Ata u përshtatën në një seri filmash nga Lionsgate Entertainment duke filluar në vitin 2008, me protagonistët kryesorë Robert Pattinson dhe Kristen Stewart. Në emisionin Good Morning America të ABC, Meyer tha që shpresonte se libri do të ishte një shpërqendrim i mirëpritur në mesin e pandemisë globale Covid-19.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta këngëtarja amerikane

Millie Small, këngëtarja e famshme amerikane, e njohur për hitin “Sing my lollipop”, është ndarë nga jeta në moshën 73-vjeçare. Sipas “Daily Mail”, Small është ...

15:00

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI