Flash

Victoria Beckham blen me kredi apartamentin në Miami, në Britani plasin kritikat

Lapsi.al 5 May 2020
Victoria Beckham blen me kredi apartamentin në Miami, në Britani

Victoria Beckham u përball me kritika të forta javët e shkuara, për shkak se ajo vendosi që të përfitonte nga shteti për të paguar 25 punonjësit e kompanisë së saj.

Kjo nuk u prit aspak mirë nga publiku, sepse pasuria e Beckham kap vlerën e 335 milionë paund. Pas kritikave të forta, Victoria u tërhoq nga vendimi i saj dhe premtoi se punonjësve do ju siguronte 80% të pagës gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi. Por e gjitha nuk mbaron me kaq, sepse së fundmi është zbuluar se Victoria dhe David Beckham kanë marrë një kredi prej 10 milion paund për të blerë një apartament luksoz në Miami. Duke qenë se ajo ka mundësi për të marrë një kredi për të blerë një tjetër shtëpi, shumë njerëz mendojnë që Victoria mund të kishte bërë të njëjtën gjë për të paguar punonjësit e saj dhe të mos mbështetej tek të ardhurat e mbledhura nga taksapaguesit britanikë. Shtëpia e re e Victoria dhe David me 5 dhoma gjumi është e kompletuar me një zonë të veçantë për uljen e helikopterëve, një pishinë, spa, sallon flokësh, një bar dhe palestër.

Pavarësisht se kritikat për ta kanë qenë të forta, deri më sot çifti Beckham nuk ka reaguar, madje ditën e djeshme ata vazhduan të qetë me festimet për ditëlindjen e 45-të të David.

Të këshilluara

Elon Musk, baba për herë të pestë

Elon Musk është bërë baba për herë të pestë. Lajmin e ka dhënë vetë CEO i SpaceX, nëpërmjet një postimi në Twitter. “Mami dhe bebi janë mirë”, ka shkruar ai, ba...

11:18

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI