Flash

Thellohet skandali Dvorani/ KLGJ vendos me votim qesharak

Lapsi.al 5 May 2020
Thellohet skandali Dvorani/ KLGJ vendos me votim qesharak

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur sot me shumicë votash që të marri vendim për të mos marrë vendim për çështjen Dvorani, pa pyetur më parë burokratët ndërkombëtarë.

I mbledhur online këtë të martë, Këshilli i Lartë Gjyqësor duhet të prononcohej për përfundimin e mandatit të gjyqtarit të lartë Ardian Dvoranit,njëkohësisht edhe kryetar i KED-së.

11 anëtarët e KLGJ janë përplasur me njëri-tjetrin, pas propozimit për të marrë mendim nga ndërkombëtarët për të vendosur për këtë çështje. Por me 7 vota pro dhe 4 kundër, mbledhja u mbyll me vendimin që për rastin Dvorani do të kërkohet opinion nga ndërkombëtarët.

Lexo më tej:

Profil/ Ardian Dvorani, gjyqtari i tre regjimeve, që shkaktoi krizën kushtetuese

"Ky vendimi që nuk merr vendim i KLGJ, por që do të pyesë medemek ekspertët e USAID dhe EURALIUS, është trishtim i madh.

Trishtim kur sheh se si institucioni i ri i Reformës nuk ka as bythë të zbatojë drejtpërdrejt Kushtetutën e Republikës!...

Edhe njëherë e përsërisim se Kushtetuta dhe Gjykata Kushtetuese e thonë qartë që "Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë është 9 vjet" shkroi menjëherë pas kësaj ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani, duke hedhur dyshime serioze mbi pavarësinë dhe profesionalizmin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Në fakt mandati 9 vjeçar i Adrian Dvoranit ka mbaruar që në vitin 2014 dhe sipas Kushtetutës (nen 139) duhet të jetë një vendim i Gjykatës së Lartë që të çertifikojë fundin e tij. Por KLGJ vendosi ta marrë vetë në mënyrë të dyshimtë këtë kompetencë. Dhe pasi ia rrëmbeu atë Gjykatës së Lartë, bëri veprimin më të pamenduar: vendosi se nuk është e aftë të marrë një vendim për këtë çështje vetë.

Kështu ajo i hapi rrugën disa burokratëve me pashaportë jo shqiptare që të luajnë rrolin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipëriisë, po të njëtëve që me një shkresë, justifikuan qëndrimin e një prokuroreje të përgjithshme antiligjore mbi dy vite në detyrë.

Pra për ta përmbledhur: që Ardian Dvorani të mbetet në krye të KLD dhe të vazhdojë si gjyqtar i lartë, aatij i lejohet të kalojë mandatin 9 vjeçar (si askujt tjetër) kësaj gjykate KLD vendos ti rrëmbejë vendimmarrjen, dhe pasi e bën këtë e quan veten të pa aftë për të vendosur, por nuk pyet As Gjykatën Kushtetuese dhe as Komisionin e Venecias, por disa rrogtarë projektesh të Euralius dhe OBDAT.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI