Krahasimi/ Rama dhe Vuçiç me strategji të njëjtë propagande për koronavirusin
Që prej të martës në 26 prill ne ora 20 05, ai godet çdo mbrëmje mbi kusi, menjëherë pas seancës për duartrokitjen e mjekëve. “është një metodë që serbët e përdornin për të protestuar kundër Millosheviçit në vitet ‘90” thotë ai. Partizantët e pushtetit i’u përgjigjën me anti mitingje ne formë koncertesh, deri të dielën në 3 maj kur Vuçiç vendosi për lehtësimin e masave izoluese me rënien e numrit të infektimeve. Në kryeqytetin Sloven Ljubjanë 3000 njerëz parakaluan me biçikleta ditën e 1 majit. Ata fishkëllyen liderin Janez Jasna, një admirues i Viktor Orbanit dhe Trumpit, i cili u bë kryeministër në ditët e para të krizës sanitare. Ai ka përfituar nga kriza për të ofenduar gazetarët dhe mediat e pavarura. Gjatë manifestimit qytetarët slloven protestuan edhe kundër masave të kufizimit të OJF-ve ambientaliste, kundër projekteve në infrastrukturë. Në Hungarinë fqinje mënyra e ‘rrebelimit” qe me buritë e makinave. Çdo të hënë në mbrëmje ata rrotullohen në një kryqëzim poshtë dritares së zyrës së kryeministrit Viktor Orban, në Budapest. “Këtu kemi pasur gjithmonë mundësinë për të shkuar tek berberi, por jo për të manifestuar” i ka thënë të përditshmes francese deputeti i opozitës Akos Hadhazy. Ata denoncojnë vendimin e Orbanit për ti kthyer të sëmurët rëndë nga spitali në shtëpi, mungesën e testeve dhe propagandën qeveritare për vendin më të suksesshëm në Europë. Kundër këtyre manifestimeve pushteti ka përdorur policinë që gjobit me 50 euro ata që i bien pa shkak borive. Në Poloni qe mbyllja e kufinjve ajo që shkaktoi protesta që prej 25 prillit. Në Siezin një qytet pranë Çekisë, u zhvilluan “shëtitje” të organizuara përgjatë lumit ozla dhe urave me emrin e vllazërisë dhe lirisë. Në Zorzelek, qytet në kufi me Gjermaninë protestuesit kanë maiifestuar kundër ndarjes së dhimshme të familjeve ndërkohë që që kur Polonia është në BE, qytetit funksiononte si një i vetëm me pjesën gjermane. Në një farë mënyrë puntorët ndërkufitarë fituan sepse qeveria vendosi të mos i vazhdonte masat izoluese përtej 4 majit. Marshim kundërshtues
Nje protestues ne Prage duke kerkuar dorheqjen e kryeministrit
Në Pragë, organizata miliona momente për demokracinë që ishte organizatorja e tubimeve të rralla kundër kryeministrit çek Andrej Babis, përgjatë vitit 2019 , ndërmori një marshim në parkun Letna.
Ndonëse Çekia ka vetam 249 të vdekur lëvizja e kundërshtin kryeministrin për mënyrën e tij të komunikimit dhe për konfiktin e interesit në blerjen e paisjeve mjeksore. Babis i cili e ka humbur shumicën në parlament u detyrua nga opozita ta shkurtonte kohën e masave të jashtëzakonshme.
©Lapsi.al/ Burimi Le Monde