Flash

Një çift nga Amerika martohet live në Facebook

Lapsi.al 5 May 2020
Një çift nga Amerika martohet live në Facebook

Një çift nga Florida e SHBA-ve, është martuar “Live në Facebook”. Ceremonia u realizua në dhomën e ndenjes, pasi martesa e tyre e ëndrrave u anulua për shkak të shpërthimit të koronavirusit.

Daphne Houjon, 25 vjeçe dhe partneri i saj Chris, 35 vjeç, kishin vendosur paraprakisht që dasmën e tyre ta realizonin në një ambient të hapur në natyrë, në Florida. Por SHBA është kthyer në vatrën kryesore të koronavirusit në botë, dhe ata nuk mundën që ta realizonin sipas dëshirave të tyre. Megjithatë ata vendosën që ceremoninë te realizonin “Live në Facebook” dhe të pranishëm ishin 250 miqtë e tyre.

“Ne thjesht donim të martoheshim me çdo mënyrë, dhe thamë pse jo, një mundësi e mirë do të ishte Live në Facebook. Ishte një moment shumë i veçantë. Për të ruajtur traditën ne u veshëm në dhoma të ndryshme”, tha Daphne.

Çifti gjeti dhe momentin e duhur për të realizuar dasmën sepse disa ditë ditë para se ato të kurorëzonin dashurinë e tyre, SHBA shpalli bllokimin kombëtar.

“U martuam disa ditë para se të njoftohej bllokimi, por gjithsesi kishte kufizime të udhëtimit dhe shumë persona ishin konfuzë për të lëvizur kudo. Ne ishim mjaft me fat, sepse gjithçka filloi të mbyllet me të vërtetë pas dasmës tonë”, u shpreh Daphne.

Sakaq, Chris kishte planifikuar që ceremoninë ta zhvillonin në një ambjent të hapur, me shumë të ftuar. Ndërkohë për muaj mjalti kishin vendosur për të vizituar Bahamas-in dhe Meksikën. Udhëtim ky që janë detyruar për ta shtyrë në shtator.

“Planifikimi i dasmës ishte bërë, por gjendja e krijuar më vendosi në një gjendje stresuese, kaotike. Kështu që është më mirë ta harrojmë atë dhe të përqendrohemi tek njëri-tjetri”, tha Chris.

Të këshilluara

Georgina dhuron 20 mijë maska (Foto)

Georgina, e cila është e dashura e Ronaldos, tha se do t’i dhurojë 20 mijë maska për të prekurit nga COVID19. Këtë gjë, ajo e bëri të ditur vetë përmes një ...

18:40

Djali i Almeda Abazit feston sot 1-vjetorin

Sot një vit më parë, Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë. Ajo bekoi martesën e saj me aktorin turk, Tolgahan, me një vogëlush të cilin e quajti Efehan. ...

17:47

A është Georgina Rodriguez shtatëzanë?

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo mund të bëhet baba së shpejti për herë të pestë! Këto dyshime i ka ngritur partnerja e tij, Georgina Rodriguez me pos...

16:43

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI