Flash

Loredana vazhdon të jetë nën hetim nga policia zviceriane

Lapsi.al 5 May 2020
Loredana vazhdon të jetë nën hetim nga policia zviceriane

Një ndër ngjarjet më të përfolura vitin e kaluar në botën e showbiz-it ka qenë padyshim arrestimi i Loredanës. Reperja e njohur shqiptare u bë pjesë e një skandali ku akuzohej se i kishte vjedhur një çifti zvicerian gati 900 mijë franga sëbashku me të vëllanë.

Por kjo çështje ende nuk është mbyllur, pasi reperja tanimë akuzohet për mashtrim. Loredana do të dalë sërish në gjyq në muajin qershor për t’u përballur me akuzat e ngritura nga çifti zviceran, të cilat ajo i ka mohuar duke pretenduar se asgjë nuk është e vërtetë.

Ka qenë gruaja zviceriane Petra Z. që ka thënë në një intervistë për “20 minuten.ch” se hetimi po vazhdon dhe ajo nuk ka më frikë nga reperja. “Tani nuk kam më frikë. Më në fund është dikush, avokati ynë, që do kujdeset për gjithçka. Hetimi po vazhdon. Kjo na jep shpresë se mund t’i marrim paratë”, u shpreh ajo.

Më tej Petra Z. ka shtuar se Loredana i ka ofruar para çiftit në mënyrë që të mbyllej çësthja, por ata nuk i kanë pranuar.

“Në mbrëmjen e arrestimit, ish-avokati i saj më ofroi 200,000 CHF dhe më pas 350,000 CHF. Por nuk pranova. Loredana më ka borxh të paktën dyfish më shumë. Ne e dimë që është situatë e komplikuar. Por pa një vendim gjykate nuk marrim dot paratë. Ne duhet të vazhdojmë të jetojmë”, deklaroi Petra Z.

Gruaja zviceriane i ka bërë edhe një thirrje të drejtpërdrejtë Loredanës: “Gjithmonë thonit: Betohem në Zot, për vajzën dhe familjen time se po them të vërtetën. Loredana, të lutem trego të vërtetën tani!”- tha ajo.

Loredana vitin e kaluar u arrestua dhe u mor në pyetje, por më pas u la e lirë.

Ndërkohë reperja nuk është ndalur me projektet e saj muzikore. Vetëm para pak ditësh ka lançuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Capital Bra. Vlen të përmendim se kjo këngë është përfolur shumë se është një dedikm për ish-partnerin e saj Mozzik.

Të këshilluara

Djali i Almeda Abazit feston sot 1-vjetorin

Sot një vit më parë, Almeda Abazi u bë nënë për herë të parë. Ajo bekoi martesën e saj me aktorin turk, Tolgahan, me një vogëlush të cilin e quajti Efehan. ...

17:47

A është Georgina Rodriguez shtatëzanë?

Futbollisti i njohur, Cristiano Ronaldo mund të bëhet baba së shpejti për herë të pestë! Këto dyshime i ka ngritur partnerja e tij, Georgina Rodriguez me pos...

16:43

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI