Flash

Dy të vërteta alternative për viktimat e pandemisë

Lapsi.al 5 May 2020
Dy të vërteta alternative për viktimat e pandemisë
Ashtu sikurse ndodh rëndom në Shqipëri, edhe gjatë kësaj pandemie po përplasen dy të vërteta, ajo e qeverisë dhe ajo e opozitës, të cilat janë po aq larg realitetit sa njëra edhe tjetra. Në njërin version, ashtu si të gjithë autokratët e ruzullit, Edi Rama ka nisur fushatën për të propoganduar se numri i ulët i viktimave nga Covid -19 është si pasojë e përballjes që kabineti i tij bëri me sëmundjen. Ai nuk do të njohë as mungesat dhe mashtrimet me maskat, as numrin rekord minimal të testimeve, që janë të domosdoshme sidomos për fazën e hapjes dhe as frikën e fillimit, se mos mbeteshim pa shtretër në reanimacion dhe pa respiratorë për të prekurit rëndë. Deviza e Ramës është sa populiste aq dhe e thjeshtëzuar: “po të mos ishin ndjekur masat që vura unë, do kishim pasur atë shifrën e llahtarshme të 18 mijë të vdekurve që ishte parashikuar”. Lexo me tej:

Investigimi/ Mashtrimet më skandaloze të Ramës gjatë pandemisë

Nga ana tjetër, e shqetësuar se mos vala e butë e sëmundjes në vend i atribuohet si meritë armikut të saj më të madh, e kompleksuar nga propaganda sa e pandalshme dhe e pacipë e kryeministrit, opozita po i bie borive të një tjetër ‘të vërtete alternative”. Sipas asaj që tha Monika Kryemadhi të hënën në mbrëmje në “Open”, apo sipas asaj tek e cila këmbëngul prej kohësh Berisha, raporti i 31 të vdekurve dhe 570 të shëruarve është i trukuar, pasi tek viktimat nuk përfshihen ata që kanë ndërruar jetë gjatë muajve janar edhe shkurt, apo nga sëmundje të tjera që nuk janë shënuar si Covid-19.  Ndonëse në ndonjë rast episodik ky pretendim mund të lërë vend për dyshime, kjo nuk e ndryshon aspak faktin se nga faza e parë e kësaj flame vendi doli me shumë pak dëme në jetë njerëzore.    Pra konkluzioni është se përballja me këtë fatkeqësi shëndetësore, nuk mund të quhet as fitore dhe as dështim i qeverisë. Çdo përpjekje për të predikuar qoftë njërën dhe qoftë tjetrën është thjeshtë një mashtrim. 

Protesta në vendet ish komuniste të lindjes, kundër masave autokratike gjatë pandemisë

E vërteta është krejt e ndryshme dhe ajo konsiston në faktin se, tani për tani, për fatin tonë, ne u renditëm mes atyre vendeve ku zjarri dhe furia e këtij ‘armiku’ nuk goditën me forcën e tyre më të madhe.  Se përse ndodhi kështu dhe a do të kemi këtë fat edhe kur flama të rikthehet, a do të jemi po kaq të mbrojtur deri sa të mbërrijmë tek imuniteti i masës apo deri sa të shpiket vaksina, këto janë pyetje për të cilat përgjigjet nuk mund të kërkohen as në selinë e PS as në atë të PD-së. Ai është një domen i kërkuesve, shkenctarëve dhe epidemiologëve. Vetëm ata do të jenë në gjendje të na thonë, ndoshta një ditë, se përse vendet ish komuniste u goditën më pak nga kryeqëndrat e zhvilluara të perëndimit, se përse Siçilia e prapambetur pati më tepër fat se Lombardia, se përse Gjermania Lindore nuk u prek aq fort sa Bavaria, apo Portugalia aq rëndë sa Spanja.  Vetëm ata do të mund të na tregojnë, nëse kjo ka të bëjë me sjelljen e ndryshme sociale, me genet dhe konstruktin e gjithëkujt, apo ndoshta më politkat e vaksinimit. Brenda kësaj enigme, ende të pa zbërthyer botërisht, gjentet edhe misteri i dëmeve të vogla në jetë njerzore që pati Shqipëria. Prandaj, të duash të luash duke e interpretuar atë, qoftë siç bën njëra palë dhe qoftë siç bën tjetra, është në rastin më të mirë qesharake. është të bësh politikë për shtresën më injorante që pret të bindet nga ajo që i thotë partia, pa dëgjuar më parë se në ç’përfundime ka arritur shkenca. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Çorientimi i opozitarizmit, Basha apo Meta?

Vërshimi i kritikave ndaj presidentit Meta, herë të shoqëruara me dyshime dhe herë me zemëratë është një shenjë që tregon se populli opozitar është sot më i çor...

13:19

Rama po infekton jetën publike

Sot, në parlamentin e rimbledhur, ka ndodhur një nga skenat më absurde që mund të imagjinohet. Në atë sallë ku Edi Rama mbajti një fjalim plot nerv, me sharje d...

15:23

A po e kthen Rama timonin majtas?

Kjo krizë tregoi se, pas shtatë vitesh, Rilindja e humbi debatin ideologjik, se një grusht të pasurish ishin lokomotiva që do ta shpinin përpara këtë shtet të d...

09:03

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI