Flash

Përjashtohet nga emisioni Përputhet një prej konkurentëve: Nuk zbatoi rregulloren

Lapsi.al 4 May 2020
Përjashtohet nga emisioni Përputhet një prej konkurentëve:

Një intervistë e dhënë për një media online ka ndikuar që Alban Dyrmishi të përjashtohet nga “Përputhen”.

Ka qenë vetë ai që e ka konfirmuar lajmin në InstaStory, i cili ka treguar se është përjashtuar nga autorja e programit nëpërmjet një mesazhi.

“Tani sapo më lajmëruan që për shkak të intervistës që unë kam dhënë jam përjashtuar nga emisioni, zakonisht nuk dua të prish gojën po këta njerëz e meritojnë”, shkruan Albani.

Më tej ai ka vazhduar ka postuar duke akuzuar në mënyrë të drejtpërdejtë autoren e ketij emisioni e cila është Olsa Muhameti se intervista ka qenë thjesht pretekst.

“Prej kohësh autorja e këtij programi nuk po e duronte dot mosservilizmin dhe mosbindjen time ndaj skenareve të saj amatore dhe dashakeqe, ndaj gjeti rastin sot dhe vendosi duke mos pas guximin të më kontaktoj vet personalisht po nëpërmjet vartëses së saj me pretekst intervistën time, falenderoj të gjithë ata që më kan mbështet këto kohë, dhe jam krenar që su bëra kurr pjes e asnji skenari dhe thash gjithmonë atë që desha. Olsa Shpresoj të gjesh burr, futu vet në përputhen se mosha ikën”, shkruan ish konkurenti i “Përputhen”, Alban Dyrmishi.

Por nuk ka munguar edhe reagimi i Olsës. Në një pronomcim për “News31”, ajo është shprehur se Albani ka thyer rregullat dhe prandaj është marrë vendimi për t’u përjashtuar.

“Albani ka thyer rregullat, ndaj edhe u përjashtua. Për sa kohë janë brenda programit, janë imazh i “Përputhen” dhe menaxhohen nga produksioni. Ai ka dhënë një intervistë pa marrë lejen e produksionit. Ka një kontratë që ia ndalon. Duhet të kishte kërkuar leje, produksioni e vlerëson nëse vlen si intervistë apo jo”, ka sqaruar Olsa.

Autorja e “Përputhen” ka theksuar gjithashtu se Albani ka qenë në dijeni të mënyrës se si proçedohet, por thjesht ka preferuar ta anashkalojë.

Në “Për’Puthen” tashmë është futur një vajzë e re brune mes dy bjondeve, e quajtur Margaret Shllaku. Javën e kaluar u largua çifti i parë i krijuar dhe ata ishin Ina dhe Geri.

Të këshilluara

Ribashkohen çifti i aktorëve turk

Mesa duket problemet mes tyre janë zgjidhur dhe një lajm i mirë vjen nga çifti i njohur Kahraman dhe Feyza Aktan. Ata jo vetëm që kanë vendosur që të ribashkoh...

18:38

Klea Huta zbulon gjininë e fëmijës

Ka nisur numërimi mbrapsht për Klea Hutën dhe Elgit Dodën. Sot moderatorja nëpërmjet një videoje të ëmbel në kanalin e saj në YouTube ka zbuluar gjininë e bebi...

18:03

Adrola Dushi pjesë e linjës kozmetike MAC

Adrola Dushi, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Ajo është zgjedhur si një nga imazhet e fushatës së re të produkteve kozmetike të “Mac”. “Mac”...

14:50

Ronela dhe Zerka i japin fund lidhjes

Ata janë komentuar shpesh për lidhjen e tyre, mirëpo duke se i kanë dhënë fund. Duket se dyshja po e kalojnë të ndarë karantinën pasi Zerka ndodhet në Korçë ...

14:06

Rikthehet të dielave Portokalli

Për të mos rrezikuar shëndetin e stafit dhe aktorëve gjatë emergjencës Covid-19, emisioni “Portokalli” mori një pauzë duke i lënë të gjithë në pritje për datën ...

13:46

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI