Flash

Klea Huta zbulon gjininë e fëmijës

Lapsi.al 4 May 2020
Klea Huta zbulon gjininë e fëmijës

Ka nisur numërimi mbrapsht për Klea Hutën dhe Elgit Dodën.

Sot moderatorja nëpërmjet një videoje të ëmbel në kanalin e saj në YouTube ka zbuluar gjininë e bebit.

Në video ajo shfaq disa momente të bukura, duke filluar që nga momenti që kur mori vesh që ishte shtatzënë, kur Elgiti po praktikohej me mbajtjen e bebit në krahë dhe deri tek ekoja ku zbulohej gjinia e fëmijës së tyre të parë.

Klea ka treguar se Elgitit nuk i pritej dhe donte ta mësonte gjininë tek ekoja, por këto gjëra ndodhin vetëm një herë e ajo donte të ishte sa më emocionuese.

Moderatorja kishte vendosur që ai ta merrte vesh nëpërmjet tollumbaceve. Teksa çifti çan tollumbacen, dalin letra blu dhe në këtë mënyrë zbulohet gjinia e fëmijës së tyre të parë, i cili do të jetë djalë.

Ky ka qenë një moment shumë i bukur dhe me plot emocione për çiftin të cilët nuk i ndalën dot puthjet dhe përqafimet.

Klea është në muajin e tetë të pritjes së ëmbël dhe më herët, moderatorja ka treguar se shtazënia i ka dhënë 12-13 kilogramë më shumë, ndërsa menjëherë pas lindjes ka ndërmend t’i kthehet palestrës.

Të këshilluara

Adrola Dushi pjesë e linjës kozmetike MAC

Adrola Dushi, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj. Ajo është zgjedhur si një nga imazhet e fushatës së re të produkteve kozmetike të “Mac”. “Mac”...

14:50

Ronela dhe Zerka i japin fund lidhjes

Ata janë komentuar shpesh për lidhjen e tyre, mirëpo duke se i kanë dhënë fund. Duket se dyshja po e kalojnë të ndarë karantinën pasi Zerka ndodhet në Korçë ...

14:06

Rikthehet të dielave Portokalli

Për të mos rrezikuar shëndetin e stafit dhe aktorëve gjatë emergjencës Covid-19, emisioni “Portokalli” mori një pauzë duke i lënë të gjithë në pritje për datën ...

13:46

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI