Flash

Michael jordan refuzon ofertën 100 milionë dollarë

Lapsi.al 3 May 2020
Michael jordan refuzon ofertën 100 milionë dollarë

Michael Jordan u tërhoq nga basketbolli gati dy dekada më parë për të qëndruar larg vëmendjes mediatike dhe aq e rëndësishme ishte kjo, sa ish-legjenda e Chicago Bulls refuzoi një ofertë të majme.

Agjenti i tij, David Falk, u shfaq në “Boomer and Go” të radios WFAN ku diskutoi (via CNN) sesa i zgjuar ishte klienti i tij i famshëm kur bëhej fjalë për projekte. “I solla një marrëveshje tre vite më parë për 100 milionë dollarë. Ajo çfarë duhet të bënte ishte që të paraqitej në një event për 2 orë. Ai tha jo,” u shpreh Falk. “Zoti e bekoftë. Ka qenë kaq i suksesshëm, sa i është dhënë mundësia që të bëjë gjithnjë çfarë dëshiron të bëjë. Me të vërtetë e adhuroj.” Falk nuk bëri me dije se për cilin event bëhej fjalë, megjithëse u ndal te natyra e Jordan për të qenë selektiv. Por mund të ishte përmendur edhe pasuria prej 2.1 miliardë dollarësh.

Muajin e kaluar, më 19 prill, në ESPN pati premierën dokumentari i tij “The Last Dance”. “The Last Dance” do të transmetohet për pesë javë deri më 17 maj dhe përqëndrohet te historia e Chicago Bulls në vitet 1997-1998. Dokumentari gjendet edhe në Netflix.

Të këshilluara

Kështu i hap rrobat Georgina Rodriguez

Ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për format e saj trupore. Dhe në këto ditë karantine e dashura e Ronaldos nuk ka ndalur aktivitetin fizik edhe pse në kushte...

11:00

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI