Flash

Kylie Jenner: Dikush nga familja është infektuar me Covid-19

Lapsi.al 2 May 2020
Kylie Jenner: Dikush nga familja është infektuar me Covid-19

Koronavirusi mesa duket nuk po kursen askënd, madje as personazhet e njohur të showbiz-it, futbollistë, politikanë, të moshuar e të rinj.

Disa nga personazhet e njohur e kanë deklaruar publikisht se janë infektuar me koronavirus, madje dyshohet se edhe familja më e famshme në botë Kardashian-Jenner është prekur nga ky virus i tmerrshëm, shkruan “Page Six”.

Çdo dyshim ka lindur nga publikimi i trailerit të episodit të ri të “Keeping Up With Kardashian”.

Në trailer, shfaqet Kylie Jenner e cila shprehet se “është e frikshme kur dikush aq i afërt ka rezultuar pozitiv,”.- ka thënë ajo, duke iu referuar testit të koronavirusit.

Para pak kohësh e ëma e Kylie, Kris Jenner është testuar, por fatmirësisht doli negative. Nuk e dimë se për kë e ka patur Kylie Jenner konkretisht atë fjali, por na duhet të presim deri në momentin kur të publikohet episodi i ri i “KUWTK” për ta zbuluar.

Ndërkohë dje ylli i reality show është shfaqur shumë e lumtur në rrjete sociale duke festuar ditëlindjen e Travis Scott.

Në trailerin e episodit shfaqet dhe Kris Jenner e emocionuar që duhet të praktikojë distancën sociale nga vajzat.

Nga ana tjetër Kim Kardashian nëpërmjet një postimi në Instagram ka bërë thirrjen për ndihmë për fëmijët në nevojë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

Të këshilluara

Kështu i hap rrobat Georgina Rodriguez

Ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për format e saj trupore. Dhe në këto ditë karantine e dashura e Ronaldos nuk ka ndalur aktivitetin fizik edhe pse në kushte...

11:00

Dafina publikon këngën e re

Karantina nuk e ka ndalur Dafina Zeqirin që të mos merret me muzikë. Menjëhërë pasi i dha fund lidhjes me Dj Geek, këngëtarja iu fut punës për këngën e re dhe ...

17:49

Këngët me miliarda klikime në youtube

Superhiti Gangnam Style i këngëtarit koreanojugor Psy ka qenë videoja më e parë në Youtube për 5 vitet e fundit.  Madje asaj i njihet merita se detyroi kompanin...

17:31

Si ka ndikuar karantina tek Bebe Rexha

Këngëtarja e famshme Bebe Rexha u fotografua për herë të parë jashtë shtëpisë së saj pas ditësh të tëra në karantinë. Bukuroshen me origjinë shqiptare duket ...

16:52

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI