Flash

“Gangs of London”, seriali ku luajnë aktorë shqiptarë

Lapsi.al 2 May 2020
“Gangs of London”, seriali ku luajnë aktorë shqiptarë

Gangs of London” është seriali më i ri britanik i zhanrit dramë-aksion, i prodhuar nga Pulse Films & Sister.

Ky serial ka në qendër të tij rivalitetin mes bandave dhe organizatave kriminale në Londër, ndërsa premiera e tij u mbajt më 23 prill në Sky Atlantic dhe Cinemax.

Historia:

Pasi krimineli më i fuqishëm në Londër vritet (Fin Wallace (Colm Meaney). Djali i tij, Sean Wallace (Joe Cole ) dëshiron të zërë vendin e babait. Mirëpo kjo tërheq vëmendjen e bandave të Londrës, që përbëhen nga mafia shqiptare e drejtuar nga Luan Dushaj (Orli Shuka), bandat kurde, pakistaneze, italiane dhe të tjerë kriminelë.

Pikërisht aktorë të bandës shqiptare janë Orli dhe Eri Shuka, çift në serial dhe në jetën reale.

Ata luajnë rolin e Luanit dhe Mirlindës të cilët drejtojnë bandën shqiptare. Nebal Basani luan rolin e Tarik Gjelajt, krahu i djathtë i Luanit. Aktorja Arta Dobroshi luan personazhin e Florianës, Chloe Sulaj është në rolin e Bukuroshes, Azra Rexhepi në rolin e Elirës dhe Florist Bajgora në rolin e Besmirit.

“Është shumë fantastike të jesh në një projekt të tillë dhe pjesë e një kaste si kjo, eksperiencë e re njëkohësisht. E kam shijuar shumë sezonin e parë dhe të shohim çfarë do të ndodhë tutje. Kur na ofrojnë ndonjë projekt bashkë, pyetja e parë që na bëjnë: Jeni rehat të punoni bashkë? Unë dhe Orli e shijojmë shumë, është tamam festë. Punojmë shumë mirë bashkë. Orli është pak më serioz se unë në punë. Unë e marr më lehtë po me shumë qejf. Orli është pak kritik dhe ndonjëherë më thotë ‘Eri merre seriozisht’.- tregoi Eri Shuka në një intervistë në korrik të vitit të kaluar, ku tregoi se takimi me krijuesit e “Gangs of London” ndodhi në vitin 2016.

Burimi: Anabelmagazine.com

Të këshilluara

Kështu i hap rrobat Georgina Rodriguez

Ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për format e saj trupore. Dhe në këto ditë karantine e dashura e Ronaldos nuk ka ndalur aktivitetin fizik edhe pse në kushte...

11:00

Dafina publikon këngën e re

Karantina nuk e ka ndalur Dafina Zeqirin që të mos merret me muzikë. Menjëhërë pasi i dha fund lidhjes me Dj Geek, këngëtarja iu fut punës për këngën e re dhe ...

17:49

Këngët me miliarda klikime në youtube

Superhiti Gangnam Style i këngëtarit koreanojugor Psy ka qenë videoja më e parë në Youtube për 5 vitet e fundit.  Madje asaj i njihet merita se detyroi kompanin...

17:31

Si ka ndikuar karantina tek Bebe Rexha

Këngëtarja e famshme Bebe Rexha u fotografua për herë të parë jashtë shtëpisë së saj pas ditësh të tëra në karantinë. Bukuroshen me origjinë shqiptare duket ...

16:52

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI