Flash

Pazare droge dhe 4 të vrarë/ Bashkëpunëtori që zbuloi ekzekutimet e Durrësit

Lapsi.al 1 May 2020
Pazare droge dhe 4 të vrarë/ Bashkëpunëtori që zbuloi

Policia e shtetit ka njoftuar arrestimin e 2 personave të dyshuar si autore të ekzekutimit të Besmir dhe Viktor Haxhia pasditen e së hënës, pranë tregut të makinave në zonën e ShënVlashit në Durrës. Njëri prej tyre është Altin Ndoci, 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Trafikim të lëndëve narkotike” dhe K. A., 22 vjeç, banues në Durrës. Në një kanal midis Shkozetit dhe Nishtullës, Forcat Speciale “Renea” gjetën armët e zjarrit të përdorura për të kryer krimin ndërsa në fshatin Arapaj u gjet dhe automjeti i përdorur nga këta persona në ngjarje.

Policia thotë se vrasja e vëllezërve lidhet edhe me një tjetër vrasje të dyfishtë të ndodhur në 2 mars të këtij viti në lagjen nr. 14, në rrugën “Vath Truja”, Durrës, ku mbetën të vrarë me armë zjarri Dorian Shkoza, 35 vjeç dhe Anxhelo Avdia, 24 vjeç, ngjarje për të cilën dyshohet se autorë janë dy personat e arrestuar.

Policia thotë se nga hetimet e kryera dhe këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se mekanizmi i kryerjes së krimit në të dyja ngjarjet është i ngjashëm dhe shkaku dyshohet të jetë prishja e pazareve për të aktiviteteve kriminale.

[caption id="" align="alignnone" width="780"]1588325450_ALTINNDOCI.jpg Altin Ndoci[/caption]

Mësohet se Altin Ndoci, njëri prej të arrestuarve u shoqërua pasditen e djeshme në Tiranë për kundravajtje, teksa shoku i tij, 22- vjeçari K.A, ishte arrestuar në Durrës dhe madje sipas disa medieve ai ka pranuar autorësinë. Ka qenë dëshmia e këtij të fundit që ka zbardhur krimin dhe vendin ku ishin fshehur armët. Shqiptarja.com raporton se ishin kamerat e sigurisë që fiksuan makinën tip “Toytoa” duke çuar në zbardhjen e ngjarjes.

Lexo edhe: FOTO+VIDEO/ Ku i kishin fshehur armët dhe makinën vrasësit e vëllezërve në Durrës

Policia arriti që të zbardhte edhe personat që udhëtonin me këtë makinë. Sipas të njëjtave burime, nga ekzaminimet ka rezultuar se 2 nga 3 armët janë përdorur te vrasja e fundit e vëllezërve Haxhia, ndërsa po ekzaminohet edhe e treta, që u gjet.

Ndërkohë që shenjat e gishtave dhe gjurmë të tjera kanë faktuar përfshirjen e dy të arrestuarve. Altin Ndoci ka mohuar përfshirjen në krim në dëshminë e parë në grupin hetimor, por rrëfimi i shokut të tij dhe provat e tjera janë kundër tij.

Sipas Policisë së Shtetit, Altin Ndoci dhe K.A. ekzekutuan me armë zjarri edhe Dorjan Shkozën dhe Anxhelo Avdinë në datë 2 mars. Balkanweb shkruan se raporton se vrasjet kane ardhur si pasojë e prishjes së pazareve të drogës me një grup kriminal.

Lexo edhe: Detajet/ Ekzekutorët e vëllezërve Haxhia në Durrës vranë edhe 2 të tjerë 2 muaj më parë

Vëllezërit Haxhia ishin bashkëpunëtorë me Dorjan Shkozën dhe Anxhelo Avdian të cilët sillnin drogën nga jashtë për ta shpërndarë në brendësi të vendit. Mësohet se ky grup kriminal nga Shkozeti ka qenë nën vëzhgim nga policia prej ditës së vrasjes dhe mjaftoi 22- vjeçari i arrestuar që të dilnin autorët. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI