Flash

Historia e njohjes së George Clooney dhe Amal

Lapsi.al 1 May 2020
Historia e njohjes së George Clooney dhe Amal

Amal Alamuddin hyri në jetën e George Clooney krejt papritur dhe ndryshoi çdo gjë në më pak se një vit. Ai, beqari i famshëm kishte zbuluar se dashuria s'bënte për të dhe pikërisht në kohën kur hoqi dorë prej saj, gjeti atë që s'e priste.

Nëse e keni harruar, aktori ka qenë i martuar edhe më herët në jetën e tij. Gruaja e parë ishte aktorja Talia Balsam, me të cilën qëndroi nga viti 1989 deri në 1993.

  Që pas ndarjes, ai u bind se martesa s'bënte për të. Ishte aq i sigurt sa madje vuri një bast prej $100,000 me aktoren Michelle Pfeiffer, e cila ishte e bindur që Clooney do të gjente dashurinë e jetës.

Në korrik të 2013-it, fati vendosi të ndalojë tek shtëpia e aktorit në Como të Italisë dhe gjërat ndryshuan përgjithmonë. Ai as që ja kishte idenë kush ishte Amal, por një mik i përbashkët i thotë aktorit: "Po vij drejt shtëpisë tënde, a mund të marr një mikeshën time?" "I thashë se mund ta merrte patjetër dhe pas disa minutash marr një telefonatë nga agjenti im që më thotë: 'E takova atë gruan që po vjen tek shtëpia jote, të cilën ti do ta martosh.'"

George-it nuk ju desh as të linte shtëpinë e tij për të takuar dashurinë e jetës. Prindërit e aktorit ndodheshin po në atë shtëpi, gjë e bëri edhe më të përkryer momentin.

Takimi i parë ndodhi dhe në fund, ata shkëmbyen email-et me njëri tjetrin dhe premtuan se do të mbeteshin në kontakt. Kështu folën për muaj me radhë, por ishte takimi në Londër ai që i çoi gjërat në tjetër nivel. Aktori qëndroi me Amal për 6 javë dhe aq u deshën për t'u bërë të pandashëm.

Në prill të 2014-ës, George vendos t'i propozojë partneres, me të cilën ishte kokë e këmbë i dashuruar.  "Mbaj mend që kam qëndruar plot 20 minuta në gjunjë, duke pritur që ajo të më thotë PO, sepse ishte e shokuar."

Në po të njëjtin vit, ata u martuan në Venecia. Asokohe, aktori as që e mendonte se do të kishte ndonjëherë fëmijë dhe nga ana tjetër Amal ishte shumë dakord që familja e saj të ishte vetë George. Edhe kësaj here gjërat ndryshuan.

Në 6 qërshor të 2017-ës ata u bënë prindër të binjakëve Ella dhe Alexander dhe sot, Clooney është i bindur se "puna" më serioze në jetën e tij është të jetë rritja e mirë e fëmijëve.

Vetëm prania e Amal-it në jetën e tij e bëri botën e George-it të ndryshonte plotësisht. Juristja më e famshme, ndryshoi mënyrën e tij të perceptimit, besimet dhe idetë fikse.  "Para se të kishim fëmijët, mendoja se ajo ishte e bërë vetëm për mua. Isha i bindur që do ta jepja jetën për të, sepse kisha takuar dikë jeta e të cilës për mua kishte më shumë kuptim sesa e imja. S'e kisha përjetuar diçka të tillë më parë."- përfundon Clooney, që dhe pas kaq vitesh bashkë, e sheh me të njëjtin pasion gruan që i ndryshoi jetën.

Të këshilluara

Rezart Veleshnja aspak dakord me masat e reja

Ditën e djeshme, qeveria prezantoi masat e reja për lehtësimin e punës dhe hapjen e disa bizneseve nga 11 maji. Por për aktorin e “Portokallisë”, Rezart Velesh...

15:21

Madonna: Nuk i druhem aspak pandemisë

Madonna ka zbuluar se nuk i druhet aspak pandemisë së koronavirusit pasi ka krijuar antitrupa ndaj virusit, pas një testi të fundit që ka realizuar. Këngëtar...

12:46

Heidi Lushtaku flet për ndarjen nga Robin

Ka qënë vetë modelja e cila e ka bërë të ditur lajmin me anë te një statusi në llogarine saj në Instagram. Në statusine gjatë  ajo tregon se kanë mbetur miq të ...

11:21

Gigi konfirmon shtatëzaninë në emision

Gigi Hadidi ka konfirmuar zyrtarisht shtatzëninë e saj në një intervistë me Jimmy Fallon në ‘Tonight Show’. “Faleminderit shumë”, tha Gigi pasi moderatori e ...

10:40

10 filmat më të mirë thriller në Netflix

Një thriller i mirë duhet t’ju stimulojë fizikisht dhe mendërisht – një nivel tension që të përshpejton rrahjet e zemrës dhe një dilemë morale që zgjidhet vetëm...

09:56

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI