Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Studimet shqetësuese/ Dhjetë organet e tjera që preken nga virusi

Lapsi.al 30 April 2020
Studimet shqetësuese/ Dhjetë organet e tjera që preken nga virusi

Simptomat më të shpeshta të COVID-19 janë ato që na i përsërisin prej disa javësh: temperatura, lodhja dhe kolla e thatë. Disa pacientë mund të kenë dhimbje trupi, hundë të bllokuar ose sekrecione, dhimbje të fytit ose diarre. Keto simptoma jane zakonisht te buta dhe fillojne gradualisht. Disa njerëz infektohen por nuk shfaqin simptoma apo nuk ndihen të sëmurë. Rreth 80% e popullsise shërohet pa nevojen e trajtimit mjekësor, ndërkohë që 1 në 6 njerëz sëmuret rëndë. Por shkenctarët po vërejnë me kalimin e kohës edhe simptoma të tjera që shfaqen tek persona e infektuar me Covid 19. Përpos mushkrive janë edhe të tjera organe që po tregojnë se preken. Lapsi.al i ka renditur ato në bazë të studimeve të fundit shkencore...

1 Truri

(sistemi nervor qëndror)

Turbullime të ndërgjegjjes

Turbullime të përqëndrimit

Epilepsi

Aksident vaskular cerebral

2 Mushkritë

Shqetësime në frymëmarrje

Emboli pneumonare

3 Melçia

Pengesë e funksioneve hepatike 

me ngritjen e enzemave 

hepatike në gjak

4 Veshkat

Pamajaftueshmëri e thellë renale

5 Sistemi tretës 

Diarre

Të vjella

Dhimbje abdominale

6 Nervat

Prekje e sistemit nervor 

periferik

7 Sytë

Inflamacion i pjesës së brendëshme 

të qepallave

8 Hunda

Prekje e rrjetës nervore

Humbje e nuhatjes

Humbje e shijes

9 Zemra dhe venat e gjakut

Inflamacion i muskulit kardiak

Inflamim i membranës që 

rrethon zemrën

Koagulime brenda venave dhe arterieve

10 Lëkura

Çarje dhe fryrje të gishtave të duarve dhe këmbëve

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI