Flash

Skandali/ Mjekët shqiptarë mbyllin misionin në Itali me gjoba 500 € dhe padi nga policia

Lapsi.al 30 April 2020
Skandali/ Mjekët shqiptarë mbyllin misionin në Itali me gjoba 500

Mbyllet në një mënyrë aspak dinjitoze misioni i 30 mjekëve dhe infermierëve shqiptarë që shkuan të ndihmonin në spitalet e Lombardisë për shkak të emergjencës së koronavirusit. Nëse mbërritja e tyre në vendin fqinj u prit me mjaft entuziazëm, në largim ata janë ndëshkuar me gjoba deri në 500 euro secili nga policia italiane.

Gazeta “Corriere Della Sera” shkruan se në përfundim të misionit, një ditë para se të kthehen në atdhe mjekët dhe infermierët janë mbledhur për të festuar duke pirë birra dhe duke dëgjuar muzikë me zë të lartë në dhomën e hotelit ku po qëndronin në Breshia. Por duket se kufiri i festës ka tejkaluar çdo limit.

“Kaq ka mjaftuar që pronari i hotelit të detyrohet që të lajmërojë forcat e policisë. Kështu grupi i specialistëve shqiptarë që mbyll misionin 1-mujor është gjobitur nga policia me nga 500 euro” – shkruan Corriere Della Sera, citon lapsi.al.

“Sipas të dhënave të para duket se mbi 10 prej tyre janë mbledhur në një nga dhomat e hotelit për të festuar fundin e misionit dhe kthimin në atdhe. Një festë që në kohën e koronavirusit nuk mund dhe nuk duhej të mbahej, edhe kur bëhet fjalë për mjekë dhe infermierë që kanë ardhur në Iatli për të ndihmuar” – shkruan gazeta italiane që bën kritika të forta për gjestin e shqiptarëve.

Por historia nuk është mbyllur me kaq. Gazeta italiane shkruan se përveç rreth 10 personave të gjobitur për shkelje të rregullave të karantinës dhe grumbullimeve të paligjshme në këtë kohë ndaj 2 prej tyre do të ngrihet edhe padi për rezistencë dhe kundërshtim të forcave të rendit.

“Përpara agjentëve të policisë dikush nga shqiptarët ka reaguar keq duke mos e pranuar atë që po ndodhte. Mbi këtë çështje tashmë po heton Kuestura” – citon gazeta.

“Duhet të jemi të qartë për atë që ka ndodhur mbrëmjen e kaluar dhe kush ka përgjegjësi duhet të përgjigjet” – tha Gianpaolo Natali këshilltar i partisë “Fratelli d’Italia” në komunën e Brescia që këtë mëngjes i është dashur që të angazhohet për sqarimin e incidentit.

"Unë nuk do të ndërhyj në punën e policisë – tha Natali - por këta njerëz mbërritën në Itali me urdhër të kryeministrit të tyre për të na ndihmuar në një nga momentet më të errëta me spitalet e tejmbushura për shkak të Covid. Tani ata do të kthehen në Shqipëri,. Ku njëri do të ketë një padi për kundërshtim të forcave të rendit dhe 9 të tjerë me një gjobë prej 500 euro. Ne duam të kuptojmë se çfarë ndodhi në hotel mbrëmë dhe kush janë përgjegjësit. Për këtë ndoshta do të na duhet ta diskutojmë edhe në parlament” – tha ai.

Mbyllet kështu me një njollë misioni i mjekëve shqiptarë në Itali, një pjesë e të cilëve duhet të lërë një peng një pjesë të shpërblimit prej 3 mijë eurosh që do të merrnin nga qeveria shqiptare. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI