Flash

Jada tregon për vështirësitë e martesës me Will Smith

Lapsi.al 30 April 2020
Jada tregon për vështirësitë e martesës me Will Smith

Jada Pinkett Smith foli për mënyrën sesi koronavirusi ndikoi në marrëdhënien e saj me Will Smith. Rrëfimin e sinqertë Jada e bëri në emisionin e saj në Facebook, “Red Table Talk” teksa bisedonte me vajzën, Willow, dhe nënën, Adrienne Banfield Norris.

“Dua të jem e sinqertë. Një ndër gjërat që kam kuptuar është se nuk e njihja Will-in fare,” tha ajo (via People) për bashkëshortin me të cilin është e martuar prej 23 vitesh. Kur nëna e pyeti se pse ndihej në këtë mënyrë, Pinkett Smith tha: “Jeta është e ngarkuar dhe ti krijon këto histori në kokën tënde dhe më pas kapesh pas atyre historive dhe krijon një ide për partnerin, një ide që nuk ka lidhje me të.” Ajo shtoi se “po kalon në procesin e heqjes së të gjitha historive dhe ideve për Will” në mënyrë që të kuptojë më mirë bashkëshortin.

“Ky është intimiteti,” tha Jada. “Të jemi në gjendje të arrijmë te ajo çfarë janë të dashurit tanë përtej asaj që konceptojmë ne.” Pinkett Smith u shpreh se çifti po punon së bashku për të njohur njëri-tjetrin dhe po përpiqen të ndërtojnë një miqësi. “Gjëja që unë dhe Will po bëjmë tani është të qenurit miq. Jemi në një proces ku ai po mësohet të dojë veten, unë po mësohem të dua veten në mënyrë që të ndërtojmë një miqësi së bashku.”

Nuk është hera e parë që çifti Smith flet për rëndësinë e “zgjedhjeve dhe kënaqësive personale”. Në një nga videot e tij  të postuara në Facebook kohë më parë, Will Smith bëri një nga përkufizimet më të bukura që i është ndonjëherë martesës. “Unë dhe Jada po reflektonim për dashurinë. E pyeta se cila ishte gjëja e panjohur që kishte mësuar në lidhje me dashurinë. M’u përgjigj se ne s’jemi të aftë dhe s'kemi pse ta bëjmë një person të lumtur. E mendova që ishte një ide vërtet e thellë. Ti mund ta bësh një njeri të buzëqeshë apo të ndihet mirë, por nëse ai është i palumtur, kjo është një gjë krejtësisht jashtë kontrollit tënd. Më kujtohet dita kur hoqa dorë. I thasha Jada-s që unë po heq dorë nga përpjekja për të të bërë të lumtur. Kam nevojë që të jesh ti ajo që kujdesesh për lumturinë tënde. Më provo që mundesh. Dhe pasi na krisi në mendje kjo ide, filluam të mendonim lidhur me konceptin romantik të gabuar të dashurisë. Na është krijuar ideja se pas martesës ne bëhemi një, jemi një njeri i vetëm, por ajo që kuptuam unë dhe Jada ishte se ne s’jemi një. Jemi dy njerëz krejtësisht të ndryshëm, në rrugëtime krejt të ndryshme e kishim zgjedhur që rrugën ta bënim bashkë. Por lumturia e saj është përgjegjësi e saj dhe anasjelltas, lumturia ime është përgjegjësi e imja. E kështu ne vendosëm të ndiqnim ëndrrat tona dhe kënaqësitë personale krejt të vetëm, për të gjetur lumturinë e për të qenë të lumtur në martesë. Është e padrejtë ta lëmë lumturinë tonë në dorë të dikujt tjetër." Will dhe Jada u njohën në vitin 1995 dhe u martuan 2 vite më vonë. Ata janë prindër të 2 fëmijëve, djalit Jaden dhe vajzës Willow. Smith ka edhe një djalë më të madh, Trey-n, nga martesa me Sheree Zampino (1992-1995)

Të këshilluara

Nisin spekulimet për fëmijën e Gigi Hadid

Vetëm 24 orë pasi lajmi se Gigi dhe Zayn do të bëhen prindër për herë të parë, kanë nisur spekulimet dhe komentet e ndryshme nga ndjekësit e modeles dhe këngëta...

11:39

Loredana publikon bashkëpunimin e rradhës

Loredana Zefi, mbrëmë pas mesnatës ka publikuar një projekt të ri muzikor. Ajo këtë herë ka bashkuar forcat me reperin nga Gjermania, Capital Bra, projekti i të...

11:22

Arilena Ara vjen me koncert online (Foto)

Arilena Ara ka ndarë ditën e djeshme me të gjithë ndjekësit e saj një lajm të bukur. Ajo ka treguar se  se shumë shpejt do të mbajë një koncert. ”Zëri i ...

10:32

Rita Ora publikon një tjetër projekt

Rita Ora ka publikuar coverin më të ri të saj. Këtë e ka bërë të ditur nëpërmjet rrjeteve të saja sociale, ku njofton se tashmë coveri “Change the World”, mu...

19:28

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI