Flash

10 filmat dramë të viteve të fundit

Lapsi.al 30 April 2020
10 filmat dramë të viteve të fundit

Skenaristi Lasse Hallstrom në qendër të këtij filmi ka vendosur figurën e qenit dhe të zotit të tij i cili ndërron jetë. Hachi njihet si qeni më i famshëm në botë dhe pasi pronari i tij ndërroi jetë ai nuk e pranoi kurrë këtë fakt. Ai shkoi tek stacioni i trenit ku e priste për 9 vite derisa u gjend i pajetë nga kalimtarët.

The Green Mile

Romani i Stephen King u kthye në film gjatë vitit 1999 dhe në qendër të tij ka një burrë me ngjyrë i cili akuzohet për vrasjen e dy vajzave. Ai është i dënuar me vdekje dhe gjatë shpalljes së vendimit, gjyqtari vë në dyshim fajësinë e tij.

My Name Is Khan

Filmat indianë zakonisht janë plot kërcime dhe këngë, por ky bën përjashtim. Ky film që prek befasisht tregon historinë e Rizwan Khan, i cili vuan nga sindroma ‘Asperger’. Ai bën një udhëtim në të gjithë Amerikën dhe më pas kthehet tek dashuria e tij, por ajo nuk është më aty. Gruaja e kishte lënë pas sulmit terrorist të11 shtatorit, kur komuniteti musliman nisi të paragjykohej drastikisht. Gjatë udhëtimit, ai fiton zemrat e njerëzve me dashamirësinë e tij, natyrën paqësore dhe sinqeritetin.

Schindler’s List

Imazh i ngjashëm

Historia e Oscar Schindler, një biznesmen i suksesshëm dhe anëtar i partisë naziste, i cili shpëtoi jetën e mbi një mijë hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ky film është realizuar në nder të tij dhe trajton me dhimbje historitë e hebrenjve.

Rory O’Shea Was Here

Bota e Michael, që vuan nga paraliza cerebrale, kthehet me kokë poshtë kur një pacient i ri, Rory, i bashkohet qendrës së personave me aftësi të kufizuara. Ky film tregon se si nje shtëpi të sëmurësh di të shijojë jetën deri në pikën e fundit.

Life Is Beautiful

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Guido dhe djali i tij dërgohen në një kamp përqendrimi për hebrenjtë. Babai duke dashur të shpëtojë jetën e djalit të tij i thotë atij se kjo është një lojë kukafshehti dhe nëse do shpëtojë në fund ka një çmim të madh. Djali beson në historinë e babait të tij dhe fillon të fshihet me mjeshtëri në një kasolle për të mbetur gjallë.

Seven Pounds

Ben Thomas nuk mund të harrojë një aksident me makinë, ku shtatë vetë, përfshirë të fejuarën e tij, vdiqën për shkak të neglizhencës së tij. Për të rregulluar gabimin e tij ai vendos të japë organet e tij jetësore për njerëzit e sëmurë.

Million Dollar Baby

Maggie është një vajzë e cila ëndërron të bëhet bokisere. Për të realizuar ëndrrën e saj ajo kërkon ndihmën e një trajneri të vjetër, i cili me dëshirën e tij më të madhe pranon ta mbështesë. Pavarësisht përpjekjeve të saj maksimale Maggie nuk arrin te fitojë, për shkak të një arsyeje dramatike.

Gladiator

Luftëtari i madh Maximus do të bëhej trashëgimtari i fronit të perandorisë romake. Pasi lajmi u përhap djali i perandorit romak e dënon me vdekje, por Maximus shpëton për bukuri. Pas kësaj ai bëhet gladiator dhe përgjatë filmit ka shumë momente kulminante.

Të këshilluara

Yolanda flet për shtatëzaninë e Gigi-t

Ditën e djeshme, burime pranë çiftit Gigi Hadid dhe Zayn Malik bënë me dije se modelha është në pritje të ëmbël. Madje, të njejtat burime dhanë disa detaje, duk...

12:56

Nisin spekulimet për fëmijën e Gigi Hadid

Vetëm 24 orë pasi lajmi se Gigi dhe Zayn do të bëhen prindër për herë të parë, kanë nisur spekulimet dhe komentet e ndryshme nga ndjekësit e modeles dhe këngëta...

11:39

Loredana publikon bashkëpunimin e rradhës

Loredana Zefi, mbrëmë pas mesnatës ka publikuar një projekt të ri muzikor. Ajo këtë herë ka bashkuar forcat me reperin nga Gjermania, Capital Bra, projekti i të...

11:22

Arilena Ara vjen me koncert online (Foto)

Arilena Ara ka ndarë ditën e djeshme me të gjithë ndjekësit e saj një lajm të bukur. Ajo ka treguar se  se shumë shpejt do të mbajë një koncert. ”Zëri i ...

10:32

ide

Blendi Kajsiu: Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI