Flash

Njihuni me 101-vjeçaren që ka mposhtur dy pandemi dhe disa sëmundje të tjera

Lapsi.al 29 April 2020
Njihuni me 101-vjeçaren që ka mposhtur dy pandemi dhe disa

Angelina Friedman 101 vjeç i ka mbijetuar kancerit, aborteve, gjakderdhjes e brendshme, mpiksjen e gjakut dhe jo një, por dy pandemive.

Administratorja e azilit të pleqëve, ku jeton dhe Friedman është shprehur se ajo po gëzon një shëndet të plotë dhe po e shijon jetën e saj sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Vajza e Friedman, Joanne Merola, tha për CNN: Ajo dhe babai im vuanin nga kanceri në të njëjtën kohë. Ajo mbijetoi, ndërsa ai jo.

Më 1918, Angelina lindi në një anije që po transportonte emigrantë nga Italia për në New York City. Ishte në mes të pandemisë së vitit 1918. Nuk besohet se foshnja u infektua me këtë virus.

Nëna e saj vdiq duke lindur dhe dy motrat e ndihmuan atë të mbijetonte derisa ato të bashkoheshin me babanë e tyre në New York. 11 motrat dhe vllezërit e saj kanë vdekur dhe është e vetmja që ka mbijetuar. “Ajo ka ADN mbinjerëzore”, tha Merola.

Gjatë një vizite në spital për një procedurë, por mësoi se ishte infektuar me koronavirus. Vajza e Angelinës u shpreh se ajo u izolua në një dhomë të spitalit për disa javë rresht dhe në datën 20 prill ajo rezultoi negativ me koronavirus.

Gjatë ditëve të fundit ajo filloi të hante përsëri dhe të thurte me grep.

Të këshilluara

Lamtumirë pushime vere 2020?

Si do të pushojnë europianët këtë vit? Ministrat e Turizmit të BE nuk kanë ndonjë plan kohor për rigjallërimin e udhëtimit. Por nëse do të ketë pushime pas pand...

16:55

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI