Flash

Ndryshimi i madh në ceremoninë Oscars

Lapsi.al 29 April 2020
Ndryshimi i madh në ceremoninë Oscars

Për herë të parë në histori, Akademia do të lejojë nominimin e filmave që nuk janë shfaqur në kinema, por në shërbime streaming si Netflix, Hulu, HBO, Amazon Prime etj.

Kriteret për filmat që mund të nominohen u bënë publike sot përmes një deklarate për shtyp. Ndryshimi nuk do të jetë i përhershëm dhe do të vlejë vetëm për filmat e publikuar këtë vit.

Përzgjedhja e të nominuarve për Oscar u vu në pikëpyetje pasi izolimet dhe distancimi social shkaktuan anullimin e festivaleve të filmit si ai i Kanës apo South by Southwest dhe mbylljen e kinemave. Më parë, një film duhej të shfaqej për të paktën shtatë ditë në kinema në Los Angeles që të merrej parasysh për një çmim Oscar. Tani, filmat e planifikuar për t’u shfaqur ne kinema, por që u ngarkuan në shërbime streaming, janë njësoj të përzgjedhshëm.

“Akademia beson se magjia e filmave përjetohet duke i parë në kinema. I qëndrojmë të palëkundur këtij besimi,” tha presidentja dhe CEO e Akademisë, Dawn Hudson, në një deklaratë. “Sidoqoftë, pandemia tragjike e Covid-19 kërkon anullimin e përkohshëm të rregullave. Në momentin që kinematë do të hapen, gjithçka do të kthehet në normalitet. Nëse kinematë hapen në verë, siç parashikohet, atëherë Akademia do të cilësojë edhe kinema të tjera në New York City, Chicago, San Francisco, Miami dhe Atlanta si të certifikuara për të shfaqur filma pretendentë për nominime Oscar.

Ky ndryshim ka qenë objekt debati për një kohë të gjatë, pasi Netflix, Amazon dhe shërbime të tjera streaming, shpenzojnë milionë në fushata për Oscar për filmat e tyre origjinalë. Për të plotësuar kushtet e Akademisë, Netflix i shfaq filmat dhe në kinema, dhe në platformë.

Gjithashtu, Akademia kreu dhe disa ndryshime të tjera. Kategoritë e miksimit të zërit dhe montazhit të zërit do të shkrihen në një kategori të quajtur arritja më e madhe në zë, për të theksuar punën në grup.

Të gjithë anëtarët e Akademisë do të kenë të drejtë të votojnë në raundin e parë të filmit ndërkombëtar, kategori që më parë njihej si filmi më i mirë në gjuhë të huaj.

Të këshilluara

Zbulohet shkaku i sherrit mes dy aktorëve

Prej dy ditësh në media ka bërë bujë sherri mes dy aktorëve Gentian Hazizi dhe Ledio Lako. Aktorët janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe nuk kanë munguar as gr...

18:34

Dorina Mema tregon arsyen përse nuk martohet

Dorina Mema është e divorcuar nga bashkëshorti, me të cilin gëzon një vajzë. Arsyeja përse ka vendosur që të mos martohet sërish është nga premtimi që i ka bërë...

17:56

Kënga e Dua Lipës, sigla e lajmeve të BBC

Këngëtarja Dua Lipa në Instagram ka hedhur një video shumë interesante.  Në video, shihet se një person me këngën e saj të re, ka bërë muzikën e siglës së ...

17:51

Albana Osmani, gati për rikthimin në ekran

Albana Osmani ka ditur gjithmonë të jetë aktive dhe të qëndrojë e angazhuar, pavarësisht se në ekran nuk e shohim që pas largimit nga Top Channel. Megjithatë ta...

17:46

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI