Flash

Karantina me pasione e aktoreve turke

Lapsi.al 29 April 2020
Karantina me pasione e aktoreve turke

 Për shkak të pandemisë së koronavirusit, në Turqi shumë prej serialeve janë detyruar të ndalin xhirimet dhe aktorët, ashtu si të gjithë qytetarët e tjerë, janë vetëkarantinuar në shtëpi. Disa prej tyre po e kalojnë kohën në shtëpi duke gatuar, duke kryer ushtrime fizike, joga, apo duke shpenzuar kohë të çmuar me familjarët.

Mirëpo shumë prej aktoreve gjatë kësaj periudhe po zbulojnë edhe talentet e tyre që nuk i kemi ditur. Shumë emra të njohur të serialeve turke, kanë gjetur një profesion të ri gjatë karantinës duke pikturuar. Hande Erçel, Nurgul Yesilçay, Bensu Soral, Nur Fettahoglu, Asli Enver, Hazar Motan janë disa nga aktoret që pasion kanë pikturën dhe tani kanë patur kohën e mjaftueshme për t’ju përkushtuar.

Bensu Soral e njohur si “Melek” nga seriali “I infiltruari” ka pikturuar në muret e shtëpisë së saj. Hande Erçel të cilën e njohim nga seriali “Dashuria nuk njeh fjalë”, po pikturon me një kauzë. Ajo do t’i shesë veprat e saj në ndihmë të fëmijëve me kancer.

Nurgul Yesilçay ose siç e njohim me emrin “Gylperi”, ka hapur ekspozitën e saj të parë dhe po vazhdon punën për ekspozitën e dytë me piktura. Aktore të tjera që i janë përkushtuar pikturës janë edhe Hazar Motan e njohur si “Xhemre” nga seriali “Lule të vetmuara”, Nur Fettahoglu, Asli Enver dhe Yagmur Tanrisevsin.

Të këshilluara

9 vitet e martesës së Kate me William

Duket sikur Kate Middleton dhe princ William janë bashkë prej një jete, por në fakt kanë kaluar vetëm 9 vite nga dita e dasmës së tyre. Gjatë thuajse një dekade...

17:13

Alp Navruz kapet mat me të dashurën e re

Aktori Alp Navruz, i njohur si “Xhenk” nga seriali “Mos ma lësho dorën”, është treguar gjithmonë i rezervuar përsa i përket jetës së tij personale. Aktori pë...

16:33

Boris Johnson bëhet baba për herë të pestë

Kryeministri britanik, Boris Johnson është bërë baba për herë të pestë. Bashkëshortja e tij, Carrie Symonds ka lindur këtë mëngjes dhe ka sjellë në jetë një dja...

13:10

10 filma mbi tradhëtinë (Foto)

Më poshtë do të gjeni disa nga historitë më të famshme të tradhtisë në kinematografi. Të gjitha, do t'ju mësojnë gjëra të reja për jetën në çift dhe do t'ju bëj...

11:54

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.98

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI