Këngëtari i njohur, Troy Sneed ka ndërruar jetë në moshën 52-vjeçare, pasi nuk ka mposhtur dot koronavirusin. Ai është ndarë nga jeta në një spital në Florida, ndërsa lajmin e kanë bërë të ditur mediat amerikane. Sneed është u njohur për hsrmonizimin e këngës “Hallelujah”. Artisti është shfaqur gjithashtu krah Whitney Houston dhe Denzel Washington në filmin “The Preacher’s Wife”.
Sneed u nominua më 1999 për “Grammy’s Awards” për punën e tij në albumin “Youth for Christ”. Ai ishte njëkohësisht prodhues i disa këngëve të famshme ungjillore, të cilat qendruan në krye të klasifikimeve në Billboard.