Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

Zelanda e Re tregon si ia doli të zhdukë koronavirusin

Lapsi.al 27 April 2020
Zelanda e Re tregon si ia doli të zhdukë koronavirusin

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern deklaruaroi sot se me sukses është ndaluar përhapja e coronavirusit në vendin e saj, duke pretenduar se virusi aktualisht “është zhdukur”, raporton BBC. Këto komente ajo i bëri pasi në këtë vend nuk është shënuar as edhe një rast i ri me COVID-19 të dielën.

Gjithsesi ekspertët paralajmërojnë se kjo nuk do të thotë se gjithçka ka marrë fund. Zelanda e Re do të shfuqizojë masat e rrepta mbrojtëse, që i ka aplikuar nga fillimi i shpërthimit të pandemisë së coronavirusit.

Nga e premtja, kanë rifilluar punën disa biznese edhe pse nga qytetarët do të kërkohet të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me qëllim të shmanget kontakti social. Në Zelandën e Re deri më tani janë konfirmuar 1 500 raste të prekurve me coronavirus si dhe 19 të vdekur.

“Po e rifillojmë ekonominë, por nuk po e hapin jetën sociale. Kemi fituar betejën, por duhet të jemi të kujdesshëm”, - ka shtuar kryeministrja Ardern. Sipas saj, të dhënat e fundit tregojnë se Zelanda e Re në fakt e ka zhdukur coronavirusit, megjithatë kjo nuk do të thotë sipas saj se nuk do të ketë raste të reja, por që sipas gjitha gjasave do të jetë numër i vogël dhe lehtë i menaxhueshëm.

Kryeministrja Ardern pranoi se do të kishin nga 1 mijë raste me COVID-19 në ditë, po të mos kishin reaguar në kohë duke aplikuar masa të rrepta mbrojtëse.

Por si arriti Zelanda e Re ta frenonte epideminë? Përveç masave të rrepta të izolimit, vendi i mbylli shumë herët kufijtë e tij dhe aktivitetet. Që në fillim të sëmundjes, kush hynte në Zelandën e re duhej t`i nënshtrohej karantinës së detyruar, ndërsa zhvilloi një operacion tejet të gjerë testimi dhe gjurmimi të virusit.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46