Flash

Zbulohet platforma e re e Facebook

Lapsi.al 26 April 2020
Zbulohet platforma e re e Facebook

Facebook do të nxjerrë në treg një platformë konkurrente të Zoom që lejon deri në 50 njerëz të flasin në video.

Platforma e quajtur Messenger Rooms, lejon këdo që ka një profil në Facebook të krijojë një mbledhje dhe të ftojë miqtë, edhe nëse miqtë nuk janë përdorues Facebook-u. Konferencat përmes videove janë kthyer në diçka të përditshme tani që njerëzit janë izoluar në shtëpi. Në këtë mënyrë, shumë prej nesh vijojnë të punojnë, të ndjekin orët e mësimeve, të flasin me familjen dhe miqtë.

Facebook ka mundësi t’i shërbejë një audience më të madhe. Messenger dhe WhatsApp, të dyja të zotërurara nga Facebook, kanë regjistruar 700 milionë njerëz që telefonojnë me zë ose video përdorues të tjerë. CEO Mark Zuckerberg njoftoi të premten se aftësia për të folur me video “është bërë shumë e rëndësishme gjatë pandemisë.” Përtej videokonferencave për punë, ai tha se “ka edhe përdorime sociale, që njerëzit të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit.”

Messenger Rooms ngjason me Zoom në dizenjo dhe funksionon në të njëjtën mënyrë. Pjesëmarrësit mund t’i bashkohen bisedës pa shkarkuar aplikacionin. Gjithashtu është frymëzuar nga elementë të Housparty: Përdoruesit e Facebook do të njoftohen për “dhomat” që kanë krijuar shokët e tyre dhe mund t’u bashkohen nëse duan. Messenger Rooms do të jetë i aksesueshëm në gjithë botën brenda pak javësh.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori amerikan

Është ndarë nga jeta aktori i njohur Bruce Allpress, i cili së fundi ishte pjesë e filmit ‘Lord of the Rings’ me rolin e Aldor. Aktori Allpress ka ndërruar j...

12:05

Meghan Markle: Shtypi e manipuloi babain tim

Padia e Meghan Markle kundër tabloidëve britanikë ka nisur zyrtarisht. Të premten në mëngjes u mbajt online dëgjesa e parë nga Gjykata e Lartë e Londrës. Sip...

10:50

Maluma flet për ndjenjat ndaj Kendall Jenner

Superstari 26-vjeçar dha një intervistë për Access Hollywood dhe tha qartazi se e ka fiksim Kendall Jenner. “Të gjithë e dinë se Kendall Jenner është fiksimi im...

10:16

Kanye West zyrtarish miliarderi më i ri

Kanye West është zyrtarisht një miliarder pasi linja e tij e atlete u përshkrua si një nga tregimet e shkëlqyera të shitjes me pakicë të shekullit, sipas revist...

15:36

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI