Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

FOTO/ Ç’na mbron nga Corona, problem për mjedisin

Lapsi.al 26 April 2020
FOTO/ Ç’na mbron nga Corona, problem për mjedisin

Në përpjekje për t'u mbrojtur nga virusi Corona shumë njerëz përdorin doreza plastike, piceta të lagura dhe shishe me dezinfektues. Dhe shumica e tyre i hedhin ato në rrugë, parqe apo trotuarë nga Nju-Jorku në Londër, nga Greqia deri në ishujt e pabanuar Soko që gjenden disa milje detare larg prej Hong Kongu. Në brigjet e ishujve Soko Gary Stokes nga grupi ambientalist OceansAsia gjeti rreth 100 maska.

"Asnjëherë nuk kemi parë kaq shumë maska në një vend kaq të largët", - thotë Stoks. Ai dyshon se maskat kanë ardhur nga Kina ose Hong Kongu.

"Kur i gjetëm, kishte vetëm gjashtë deri tetë javë që njerëzit kishin filluar të mbanin maska”.

Ndikimi ndaj botës së kafshëve

Mbajtja e dorezave, e maskave dhe e pajisjeve të tjera mbrojtëse është e rëndësishme si për personelin mjekësor, dhe për publikun e gjerë. Por nëse ato nuk asgjësohen si duhet ambientalistët mendojnë se ato sjellin rreziqe për mjedisin dhe kafshët.

"Kur dikush i hedh në rrugë dhe bie shi, dorezat dhe maskat përfundojnë në det", - shpjegon Anastasia Miliou, biologe dhe drejtore për kërkimet shkencore në Institutin Archipelagos për Konservimin Detar në Greqi.

Madje dhe në Hong Kong, ku plehrat e hedhura në rrugë janë të rralla, maskat mund të përfundojnë në det në mënyra të ndryshme. "Ka njerëz që vrapojnë dhe u bie rastësisht maska, ose ka raste që edhe nëse maskat janë hedhur në plehra, ato janë mjaft të lehta dhe i merr era".

Dhe sapo maskat arrijnë në det, ato përbëjnë rrezik për jetën e qenieve detare. "Në ujërat e Hong Kongut ka delfinë rozë dhe breshka jeshile", - thotë Stokes, dhe sipas një studimi të publikuar kohët e fundit sendet prej prej plastike marrin erën e algave dhe të bakterieve, kur ka qëndruar ca kohë në ujë dhe breshkat ose delfinët kujtojnë se janë ushqime dhe i hanë.

Global Ideas | Oceans Asia | Soko Islands
 (OceansAsia)

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI

MTV VMAs 2026: Lista e fituesve

Madonna ishte padyshim mbretëresha e mbrëmjes në MTV Video Music Awards 2026, duke dominuar ceremoninë e zhvilluar të dielën...

16:46