Flash

Njihuni me rezidencën 36,5 milionë dollarëshe të Kylie Jenner

Lapsi.al 25 April 2020
Njihuni me rezidencën 36,5 milionë dollarëshe të Kylie

Kylie Jenner sapo është bërë pronarja e një residence në Holmby Hills, LA, që vlen plot 36,5 milionë dollarë.

Miliarderja 22-vjeçare duket se po shkëputet nga shtëpia e saj në Calabasas, dhe tani ka vendosur të qëndrojë në një nga lagjet më magjepsëse të Los Angeles.

Jo vetëm që nuk ngjan me një shtëpi, por hapësira prej 1430 metrash katrore është faturuar si një “kompleks turistik”, sipas TMZ.

Kylie – e cila ka kryesuar listën e Forbes për miliarderët më të rinj për dy vitet e fundit – tashmë është shpërngulur në shtëpinë e re.

Me shtatë dhoma gjumi dhe 14 tualete, shtëpia ka shumë hapësirë për Kylie-n dhe vajzën Stormi Webster.

Kylie do të ketë boll hapësirë tani që është karantinuar me vajzën e saj dhe mjaft aktivitete për të kaluar kohën pasi shtëpia është e pajisur me një kinema dhe teatër.

Bare, dhoma lojrash, një palestër dhe një zonë e gjërë sportive, si dhe fushë basketbolli, të gjitha këto ambiente u japin nënë e bijë shumë mënyra për të kaluar kohën e tyre.

Të këshilluara

Filma për të parë në fundjavë

1. Allison Schroeder (‘Hidden Figures’) Schroeder- gruaja e vetme që fitoi “Writers Guild Award” këtë vit, – është ajo që fshihet pas filmit “Figurat e fsheh...

16:37

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI