Flash

Nafta ulet me 6 lekë për litër

Pasi u rrit dje në 218 lekë, sot nafta ka zbritur sësish në 212 lekë për litër. Bordi i Transaparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, njoftoi se në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 711, datë 16.09.2026 “Për shpalljen e situatës së […]

20:57

Veliaj e përdor në TV Fatos Nanon, si shakaxhi personal

Lapsi.al 24 April 2020
Veliaj e përdor në TV Fatos Nanon, si shakaxhi personal
Fatos Nano është shndërruar në një relike historike që e përdor edhe pushtetari i fundit që ka nevojë.  Këtë ka bërë edhe Erion Veliaj, i cili ka treguar se ka pasur sot një telefonatë me atë, poshtë zyrës së të cilit protestonte dikur i veshur si Xhoana. Sipas kryebashkiakut ata kanë folur për shembjen e gjimnazit, 'Sami Frashëri,  ku Nano ka pas kryer shkollën.

Pamje nga ‘Sami Frashëri’/ Shikoni si po shembet gjimnazi në Tiranë

Veliaj ka thënë për TCH se ka komunikuar me shokun Fatos që është i njohur për batuta e humor. ‘Mjaft-i m’i prishi të gjitha planet që kisha në jetë, tani më prishi dhe shkollën’. I premtova se do e ftojë në inagurimin e shkollës së re” ka treguar Veliaj duke lënë të kuptohet se ky aksion ka edhe bekimin e diderit historik të së majtës. Pse u tall Edi Rama me burgun e Fatos Nanos? Në fakt Veliaj mund të këtë të drejtë, sepse pas vitit 2007, Nanon e kanë përdorur të gjithë ata që kanë qenë në pushtet, nga Berisha tek Rama, gjithmonë duke mos harruar t'i bëjnë respektin në këmbim. Në këto gjurmë po ecën edhe lali, i cili kohët e fundit firmosi një lagje të re ndërtimesh mbrapa TEG-ut, si për të harruar kohën kur protestonte në bulevard i veshur me fustanin e "zonjës së parë". ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Paqe me Ramën/ Pse është tulatur Ilir Meta?

Nëse në të gjithë botën është ngritur alarmi se në kohë gjendjesh së jashtëzakonshme autokratët bëhen më të rrezikshëm, Ilir Meta ka vendosur ta shfrytëzojë kët...

10:43

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI