Flash

Tom Hanks një dhuratë djalit të bullizuar për shkak të emrit

Lapsi.al 24 April 2020
Tom Hanks një dhuratë djalit të bullizuar për shkak të

Aktori amerikan Tom Hanks i ka dërguar një letër dhe makinë shkrimi të markës Corona një djali australian që u bullizua për shkak të emrit të tij.8 vjeçari Corona De Vries i shkroi një letër aktorit dhe bashkëshortes së tij Rita Wilson pasi u infektuan me virusin në Queensland.

“Kam dëgjuar në lajme që ju dhe gruaja jote jeni infektuar me koronavirus,”- shkroi djali. “A jeni mirë?”

Vogëlushi shtoi se e donte shumë emrin e tij, por në shkollë e thërrisnin “koronavirus”.

“Trishtohem dhe zemërohem kur njerëzisht në quajnë ashtu,”– shtoi ai.

Si përgjigje, Hanks iu përgjigj me një letër ku i shkroi: “I dashur Corona. Letra juaj na bëri të ndihemi mirë, mua dhe bashkëshorten time. Faleminderit që jeni një mik kaq i mirë. Janë miqtë që të bëjnë të ndihesh mirë.”Hanks dhe Wilson janë rikthyer në SHBA pasi kaluan rreth tre javë duke u shëruar nga virusi në Gold Coast në mars.

“Ju jeni i vetmi person që kam njohur ndonjëherë me emrin Corona, si unaza rreth diellit, një kurorë,”- shkroi aktori.

Gjithashtu i dërgoi një makinë shkrimi të markës Corona, të cilën e kishte përdorur gjatë karantinës së tij në qytet.

“Mendova se kjo makinë shkrimi do jetë e mirë për ty. E mora në Gold Coast dhe tani e ktheva sërish mbrasht, tek ti. Pyesni një të rritur si funksionon. Dhe përdore për të më shkruar përsëri,”- shkroi Hanks.

Të këshilluara

Filma për të parë në fundjavë

1. Allison Schroeder (‘Hidden Figures’) Schroeder- gruaja e vetme që fitoi “Writers Guild Award” këtë vit, – është ajo që fshihet pas filmit “Figurat e fsheh...

16:37

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

94.07

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI