Flash

Si yjet e Bollywood-it po pushtojnë Hollywood-in

Lapsi.al 24 April 2020
Si yjet e Bollywood-it po pushtojnë Hollywood-in

Ylli i Bollywood-it, Priyanka Chopra, ka mjaft eksperiencë në të ecurit mbi tapetet e kuq, por kjo fundjavë ishte e veçantë. Ndryshe nga galatë e zakonshme, ajo pozoi për qindra blice fotografike dhe kamera jashtë teatrit “Dolby” më Hollywood, përpara se të prezantonte një statujë të artë “Oscar”, pasi mori çmimin “Best Film Editing” për filmin “Mad Max: Fury Road”. Për shumë persona, prania e saj në këtë konkurs kaq prestigjioz, është shenjë e ardhjes së aktorëve indianë në një prej vendeve ku prodhohen dhe xhirohen filma të jashtëzakonshëm. Por prej një kohe të gjatë aktorët indianë ndodhen këtu.

Një prej debateve më të mëdha në garën e sivjetshme ishte mungesa e diversitetit sa i përket nominimeve të aktorëve të etnive të tjera në “Academy Awards”. Drejtori Spike Lee dhe aktorja Jada Pinkett-Smith e bojkotuan ceremoninë për këtë arsye dhe nisën fushatën mediatike #OscarsSoWhite.

Edhe pse aktorët indianë kanë ende shumë trofe për të fituar, prapë prania e tyre në Hollywood, nuk ka pse të anashkalohet.

Për një aktore si Chopra, fitimi i një Oscar-i është një nder i madh. Për më tepër që ajo është indiania e parë që mori “Çmimin e popullit” për paraqitjen e saj në show-n “Quantico”, për të cilin u pagua 4 milionë dollarë. Karriera e saj në SHBA sapo ka nisur. Ajo gjithashtu do të marrë pjesë në filmin aq të shumëpritur Baywatch, bashkë me aktorin e njohur, Dwayne ‘The Rock’ Johnson.

Në dekadat e fundit, ndërsa subjektet e historive janë bërë më të ndryshme, kjo u ka dhënë mundësinë shumë aktorëve që të tregojnë veten dhe të fitojnë famë, pavarësisht etnisë apo ngjyrës që i përkasin.

Të këshilluara

Filma për të parë në fundjavë

1. Allison Schroeder (‘Hidden Figures’) Schroeder- gruaja e vetme që fitoi “Writers Guild Award” këtë vit, – është ajo që fshihet pas filmit “Figurat e fsheh...

16:37

Dafina Zeqiri i jep fund lidhjes

Dafina Zeqiri i ka dhënë fund lidhjes romantike me Dj Geek, vetëm pak muaj pasi konfirmoi për publikun romancën e saj të re. Nuk e dimë nëse është një vend...

12:05

Ndahet nga jeta reperi amerikan

Ka vdekur reperi Fred Godson. Reperi Fred Godson ka vdekur nga komplikimet e koronavirusit,  sipas personave shumë të afërt të tij, shkruan TMZ. Repri i B...

10:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI