Flash

Zbulohet raporti "konfidencial"/ Kush i nxiti protestat në Shqipëri

Një raport i shpërndarë nga qeveria shqiptare dhe i përpiluar nga kompania amerikane Blackbird AI - i cili hartëzon narrativat kundër projektit të Jared Kushner në Zvërnec dhe amplifikimin e tyre në rrjetet sociale, arrin në përfundimin se pakënaqësitë që ushqejnë protestën popullore kundër establishmentit janë të sinqerta.

18:28

Shpresë dhe ankth/ Evropa fillon me nervozizëm zbutjen e izolimit

Lapsi.al 24 April 2020
Shpresë dhe ankth/ Evropa fillon me nervozizëm zbutjen e izolimit

Këtë javë, pjesë të Evropës filluan të lehtësojnë disa nga masat e izolimit të vendosura për të luftuar pandeminë e koronavirusit, duke rihapur dyqane dhe shkolla. Përmasat e ndryshme të lehtësimit, nënkuptojnë se disa vende kanë qenë më të suksesshme në mbajtjen nën kontroll të përhapjes së infeksionit dhe numrit të viktimave dhe janë në gjendje të rihapin ekonomitë e tyre, ndërsa të tjera vazhdojnë të regjistrojnë qindra vdekje në ditë.

Në Romë, një rreze e brishtë drite pas dy muajsh izolimi. Disa librari janë lejuar të rihapen.

“Erdha të blej diçka për nipat dhe mbesat. Kur të mund t’i shoh do të festojmë”, thotë Alberto Volponi.

Të mërkurën, Roma shënoi 2, 773 vjet që nga themelimi i saj, por festimet për ditëlindjen e saj nuk mund të bëhen ende. Në Itali vazhdojnë të vdesin qindra persona në ditë dhe pjesa më e madhe e ekonomisë është ende e mbyllur. Organizata Botërore e Shëndetësisë i bëri thirrje Evropës të tregojë kujdes.

“Lehtësimi i kufizimeve nuk është fundi i epidemisë në çdo vend”, tha drejtori i saj, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Në vende të tjera, po kthehen elementë të jetës normale. Gjermania po lejon dyqane të vogla të rihapen. Në Pragë, tregjet e hapura i janë rikthyer punës. Në Norvegji, kopshtet po mirëpresin fëmijët, të lumtur që janë bashkë.

“Në vendet ku kurba po sheshohet, me një numër të pakët rastesh, dhjetra, ndoshta rreth 100 në ditë, sigurisht masat për lehtësimin e distancimit fizik, janë të përshtatshme. Edhe vende si Gjermania, me një numër të lartë infeksionesh, por numër të ulët viktimashdhe kapacitet të lartë, mund ta bëjnë një gjë të tillë”, thotë Dr. Peter Drobac.

Në Britani, që po kthehet në vendin e goditur më rëndë në Evropë, masat e izolimit mbeten në fuqi.

“Do të duhet të kalojnë disa javë para se të shohim një rënie të konsiderueshme në transmetimin e infeksionit, falë masave të izolimit, aq sa të mund të mos jetë e rrezikshme rihapja”.

Puna globale për një vaksinë vazhdon me një ritëm të pashembullt. Por do të duhen të paktën disa muaj, që të ketë përdorim në masë. Ndërkohë, shkencëtarët thonë se lehtësimi i masave në vende si Gjermania, ofron mësime të rëndësishme.

“Së pari, duhet të kesh një rënie të qendrueshme në numrin e infeksioneve të reja, për të paktën dy javë. Së dyti, duhet që sistemi shëndetësor i vendit të jetë në gjendje ta përballojë dhe të mos mbështetet në masa emergjente si spitalet e përkohëshme. Dhe së fundmi, që të jesh në gendje të kalosh në një strategji të mbajtjes nën kontroll, duhet të kesh kapacitete për testim në shkallë të gjerë, që të mund të testosh gjithkënd që ka simptoma dhe duhet të kesh aftësi gjurmimi të përhapjes”, thotë Dr. Drobac.

Testimi dhe ndjekja e kontakteve, pra indentifikimi i atyre që kanë qenë në kontakt me një të infektuar, janë metoda të përdorura me sukses në vende si Koreja e Jugut dhe Vietnami. Shkencëtarët thonë se kjo është thelbësore për rihapjen e vendeve perëndimore pas izolimit.

Pak nga pak, pjesë të Evropës po zbusin masat me nervozizëm. Javët e ardhshme do të tregojnë nëse këto hapa drejt normalitetit, janë të justifikuara, apo nëse këto vende do të përballen me një valë të dytëinfektimesh me COVID-19. /VOA

Të këshilluara

828 viktima 24 orët e fundit në Britani

Britania e Madhe edhe sot ka regjistruar një bilanc dramatik të viktimave të pandemisë. Autoritetet kanë bërë të ditur se të vdekurit janë 828. Ky numër gjit...

20:05

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI