Flash

Orgesa Zaimi: E kemi kaluar Covid-19 si familje

Lapsi.al 24 April 2020
Orgesa Zaimi: E kemi kaluar Covid-19 si familje

Orgesa Zaimi zbuloi se mund të ketë qenë mbartëse e virusit COVID-19, në shkurt, para fillimit të epidemisë në vend. E ftuar në “Vizioni i Pasdites” Orgesa tha se gjatë muajit shkurt, të gjithë familjarisht përjetuan simptomat e virusit, pasi sipas saj simptomat kanë qenë të njëjta me ato që deklarohen nga autoritetet shëndetësore. Këngëtarja tregoi se në javët e para ka qenë e terriorizuar, ndërkohë në ditët e sotme është duke vlerësuar karantinimin, si mundësia më e mirë për të shpenzuar kohën me familjen.

“Ne në periudhën e Shkurtit kemi qenë shumë të sëmurë. Kemi kaluar sëmundje familjarisht dhe rrjedhimisht ia kaluam dhe gjyshërve. Kam një bindje që ne mund ta kemi kaluar në Shkurt Koronavirusin, të gjithë si familje. Kemi pasur simptomat,temperaturën dhe simptomat e gripit. Përfunduam të gjithë me antibiotikë. Kam një përshtypje që ne duhet ta kemi kaluar në Shkurt se s’bën. Tani jemi të gjithë mirë, të shëndetshëm. Nuk kemi asnjë simptomë gripi, dhe na ka ndihmuar shumë kjo periudha në shtëpi”, tha Orgesa.

Po si po e kalon jetën në karantinë? Sa u përket zënkave në shtëpi me partnerin, Orgesa tregoi me shaka se motivi i sotëm është çokokremi:

“Bashkëshortin as karantina nuk e bëri që të mund të gatuajë. Ai është shijuesi i gatimeve… Ne jemi në vitin e 13-të të bashkëjetesës dhe i kemi kaluar mospërputhjet e karakterit. Por tani zihemi për çokokremin e këto zënkat e karantinës…”.

Të këshilluara

Dafina Zeqiri i jep fund lidhjes

Dafina Zeqiri i ka dhënë fund lidhjes romantike me Dj Geek, vetëm pak muaj pasi konfirmoi për publikun romancën e saj të re. Nuk e dimë nëse është një vend...

12:05

Ndahet nga jeta reperi amerikan

Ka vdekur reperi Fred Godson. Reperi Fred Godson ka vdekur nga komplikimet e koronavirusit,  sipas personave shumë të afërt të tij, shkruan TMZ. Repri i B...

10:30

Ndahet nga jeta aktorja e njohur

Shirley Knight ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Knight ndërroi jetë të Mërkurën në shtëpinë e së bijës në San Marcos, Teksas, sipas një postimi të gjat...

17:20

Mesazhi që fshehin fotot e princ Louis

Sot, Princ Louis feston ditëlindjen e tij të dytë dhe Princ William dhe Kate Middleton na bekuan me disa foto të reja të të voglit. Foto e realizuara nga dukesh...

16:34

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI