Flash

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

SHBA shton presionin, kritika të ashpra Kinës dhe OBSH-së për koronavirusin

Lapsi.al 23 April 2020
SHBA shton presionin, kritika të ashpra Kinës dhe OBSH-së

Kryediplomati amerikan po mbron vendimin e Presidentit Donald Trump për të pezulluar fondet amerikane për Organizatën Botërore të Shëndetësisë për 60 deri 90 ditë. Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se zyrtarët e OBSH-së ende nuk po kërkojnë publikisht llogari nga Kina për faktin që ajo nuk dha informacione rreth origjinës së koronavirusit. Ekspertët globalë të shëndetësisë kanë kritikuar veprimin e Presidentit Trump, duke thënë se puna e organizatës tani është më jetike se kurrë.

Ndërsa koronavirusi vazhdon të shkaktojë viktima në të gjithë botën, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo po kritikon ashpër Partinë Komuniste në pushtet të Kinës, për mos ndarjen e informacionit mbi virusin vdekjeprurës dhe po kritikon Organizatën Botërore të Shëndetësisë për mungesë të trysnisë ndaj Pekinit.

“Edhe pasi Partia Komuniste e Kinës njoftoi OBSH-në për shpërthimin e koronavirusit, Kina nuk i ndau të gjitha informacionet që kishte. Në vend të kësaj, ajo fshehu rrezikun që përbente sëmundja, nuk raportoi për transmetimin njerëzor për një muaj derisa kjo po ndodhte në çdo provincë brenda Kinës, censuroi ata që përpiqeshin të paralajmëronin botën në mënyrë që të ndalonin testimin e mostrave të reja dhe shkatërroi mostrat ekzistuese”.

Shtetet e Bashkuara janë donatori më i madh i OBSH-së, dhe ekspertët globalë të shëndetësisë thonë se tani nuk është koha për të pezulluar fondet për organizatën.

“Unë nuk mund të mendoj asgjë më të çuditshme dhe më të dëmshme sesa ngrirja e fondeve për Organizatën Botërore të Shëndetësisë gjatë kësaj pandemie. Nuk ka aspak kuptim”, thotë Gavin Yamey nga Univeristeti Duke.

Zoti Yamey thekson se OBSH-ja ka ofruar udhëzime shkencore për vendet në të gjithë botën, ka shpërndarë komplete të testimit për COVID-19 dhe pajisje mbrojtëse.

Sekretari Pompeo thotë se Shtetet e Bashkuara po udhëheqin luftën globale kundër virusit, duke siguruar 775 milionë dollarë për 100 vende.

“Shtetet e Bashkuara janë vendi më bujar në planet, ishin më bujar në tre vitet e fundit, dhe do të vazhdojnë të jenë edhe këtë vit”.

Organizata Botërore e Shëndetësisë mohon se ajo ka qenë shumë e butë ndaj Kinës dhe thotë se tani nuk është koha për të ndërprerë fondet.

Të këshilluara

828 viktima 24 orët e fundit në Britani

Britania e Madhe edhe sot ka regjistruar një bilanc dramatik të viktimave të pandemisë. Autoritetet kanë bërë të ditur se të vdekurit janë 828. Ky numër gjit...

20:05

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

San Marino, kuqezinjtë kërkojnë një goleadë

Pas debutimit të suksesshëm ndaj Bjellorusisë në Nations League, Shqipëria përqendrohet te sfida me San Marinon, ndaj të cilit ka fituar gjithmonë dhe nuk ka pësuar asnjë gol, ndërsa këtë herë kërkon një fitore të thellë për të shkuar sa më e barabartë në përballjen e 3 tetorit në Helsinki ndaj Finlandës.

14:20

PAPARAZZI