Flash

Lady Gaga publikon listën e këngëve të albumit të ri

Lapsi.al 23 April 2020
Lady Gaga publikon listën e këngëve të albumit të ri

Lady Gaga ka publikuar listën e këngëve të albumit më të ri, që pritet të publikohet këtë vit. Këngëtarja ende nuk ka përcaktuar një datë për shkak të pandemisë, por ajo do të jetë në duet me emra të mëdhenj të muzikës si Elton John dhe Ariana Grande.

Nga grupi popullor K-Pop Blackpink deri tek Elton John dhe Ariana Grande. Këto janë disa nga bashkëpunimet në “Chromatica”, albumi i ri i këngëtares Lady Gaga. Ylli i muzikës pop zbuloi edhe listën e krijimeve: gjashtëmbëdhjetë këngë duke përfshirë edhe singellin kryesor ” Stupid love”. Ndërsa Elton John interpreton në këngën “Sine From Above”, Ariana Grande në duet me Lady Gaga në “Rain On Me” dhe Blackpinks në “Sour Candy”.

Albumi, i gjashti në studion e yllit muzikor ishte parashikuar të publikohej më 10 prill, por për shkak të pandemisë ende nuk është përcaktuar një datë e re.

“Do të njoftoj së shpejti për datën e re të publikimit të albumit brenda 2020. Ky është një moment frenetik dhe i frikshëm për të gjithë ne,” shkroi këngëtarja në rrjetet sociale.

Dhe në emër të artit fundjavën e kaluar, Lady Gaga ishte drejtoreshë krijuese dhe kuratorja e transmetimit live të “Një botë, së bashku në shtëpi”, transmetuar në dhjetëra rrjete në të gjithë botën.

Të ardhurat e mbledhura iu dhuruan “Global Citizen” për të mbështetur Organizatën Botërore të Shëndetit në luftën ndaj COVID-19.

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja e njohur

Shirley Knight ka ndërruar jetë në moshën 83-vjeçare. Knight ndërroi jetë të Mërkurën në shtëpinë e së bijës në San Marcos, Teksas, sipas një postimi të gjat...

17:20

Mesazhi që fshehin fotot e princ Louis

Sot, Princ Louis feston ditëlindjen e tij të dytë dhe Princ William dhe Kate Middleton na bekuan me disa foto të reja të të voglit. Foto e realizuara nga dukesh...

16:34

Aplikacionet rreth Corona Virus

Aplikacionet për gjurmimin e kontakteve përpiqen të regjistrojnë të gjitha herët kur një individ ka qëndruar afër dikujt tjetër për një periudhë të konsideruesh...

14:46

Dj Viki, sërish baba (Foto)

Dj i njohur Vik Kraja shumë shpejt do të bëhet sërish baba. Partnerja e tij, Amanda, është në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë të çifti...

14:24

Richard Gere bëhet baba për të tretën herë

Richard Gere dhe gruaja e tij Alejandra Silva kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë.Ndonëse është përpjekur që lajmin ta mbajë të fshehtë, mediat e huaja bëjnë...

14:07

Jlo tregon për emisionin e saj të ri

Jennifer Lopez ka treguar figurën e saj si të një çike të re derisa ka publikuar për herë të parë promon e emisionit të saj të ri, “World of Dance” … kjo vije p...

12:30

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI