Flash

'Unorthodox', një serial për lirinë (Video)

Lapsi.al 22 April 2020
'Unorthodox', një serial për lirinë (Video)

Një vajzë 19-vjeçare, e rritur në një komunitet hebre, Esty (Shira Haasas), largohet nga Nju Jorku dhe zhvendoset në Berlin, duke refuzuar martesën me një burrë të zgjedhur nga familja. Në Gjermani, ajo tenton të gjejë lirinë duke lundruar tashmë në një botë laike, shumë ndryshe nga jeta e mëparshm.

“Unorthodox” është një mini-serial gjermano-amerikan që pati premierën në Netflix më 26 mars. Seriali bazohet në autobiografinë e shkrimtares Deborah Feldman, “Unorthodox: The Scandalous Rejection of My Hasidic Roots” (Antikonformiste: Refuzimi skandaloz i rrënjëve të mia hasidike). Shën.red. Hasidizmi, ndonjëherë i shqiptuar edhe si Kasidizëm, është një grup fetar hebre që u përhap në territorin e Ukrainës Perëndimore në shekullin XVIII.

Kush është Deborah Feldman: Feldman u rrit nga gjyshërit, të dy të mbijetuar të Holokaustit, pasi nëna u dëbua nga komuniteti i tyre, ndërsa babai vuante nga çrregullime mendore dhe nuk mund të kujdesej. Deborah-s iu mohua edukimi tipik amerikan, por kjo nuk e pengoi të kishte kuriozitet për botën. Ajo fshinte libra nën krevat dhe i lexonte fshehtas. Deborah është 33 vjeçe dhe jeton në Berlin.

“Unorthodox” është një histori rebelimi dhe dëshire të zjarrtë për lirinë. Në një moment, Esty, luajtur nga Shira Haasas që portretizon Deborah-n, thotë: “Zoti priste shumë nga unë. Tani duhet të gjej udhën time.”

Të këshilluara

Taylor Swift detyrohet të marrë një vendim

Emra të njohur të ekranit kanë anuluar datat e caktuara dhe njësoj ka vepruar edhe Taylor Swift.  Vendim i vështirë mirëpo ajo i ka njoftuar fansat se të gjith...

12:21

6 Dokumentarë dedikuar tokës (Video)

Dita e Tokës është një ngjarje vjetore që festohet në të gjithë botën më 22 prill për të theksuar rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit. Mirëpo, duke marrë parasysh...

10:27

Jlo gjobitet sërish për fotot e përdorura

Jennifer Lopez u padit me 150,000 dollarë sepse publikoi një foto të sajën pa miratimin e fotografit. Sipas E!News, ndaj J.Lo u paraqit një kërkesë-padi lidh...

18:19

Rituale bukurie në kushtet e shtëpisë

Qendrimi në shtëpi na ka dhuruar atë që e kemi kërkuar gjithmonë me ngulm: kohën e lirë. Përpos punëve të tjera që na angazhojnë gjatë ditës, një pjesë e pandas...

17:49

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI