Flash

Rituale bukurie në kushtet e shtëpisë

Lapsi.al 21 April 2020
Rituale bukurie në kushtet e shtëpisë

Qendrimi në shtëpi na ka dhuruar atë që e kemi kërkuar gjithmonë me ngulm: kohën e lirë. Përpos punëve të tjera që na angazhojnë gjatë ditës, një pjesë e pandashme e përditshmërisë duhet të jetë edhe kujdesi ndaj vetes. Një hap i rëndësishëm, që do të reduktojë stresin dhe do të na ndihmojë ta kalojmë ditën ndryshe. Vajzat shpesh ankohen se nuk gjejnë orë mjaftueshëm për t’i dhuruar lëkurës dhe flokëve kujdesin e nevojshëm. Epo, tani nuk ka më justifikime!

Çka vlen të renditet e para është hidratimi i fytyrës. Mund të dispononi kremin apostafat për të realizuar këtë proçes, por ajo që do të ndihmonte edhe më shumë është maska hudratuese e fytyrës. Në rast se nuk preferoni ta përdorni të gatshme, provoni të përzieni gjysmë avokadon e shtypur, me një lugë çaji kos, një lugë çaji vaj ulliri dhe një lugë kafeje mjalt: përdoreni dy herë në javë dhe lëkura do t’ju falenderojë.

Nëse prej kohësh e keni blerë maskën për zonën e syve dhe nuk keni patur kohë ta përdorni, momenti është tani. Për ato vajza që i qendrojnë besnike natyrales, provoni të përzieni një lugë çaji vaj bajame dhe mjalt (masë e njejtë) dhe aplikojeni në pjesën rreth syve. Mbajeni për sa kohë të dëshironi, pasi kjo maskë do të hidratojë dhe do të shmangë rrathët e zinj që na bezdisin kaq shumë (sidomos kur ndjejmë lodhje).

Mos e neglizhoni scrub-in! Përdoreni çdo ditë nëse vuani nga aknet apo pikat e zeza ose rreth 4-5 herë në javë. Pastrim dhe shkëlqim, kaq kishim. Një lugë çaji sheqer, gjysmë lugë kafeje ujë dhe një lugë kafeje vaj do të kishte funksion të njejtë.

Të këshilluara

Dua Lipa gëzon të njëjtin sukses si Adele

Albumi i fundit i Duas, i titulluar “Future Nostalgia” ka rezultuar një sukses i jashtëzakonshëm. Madje, ky album po qëndron prej javësh në vendin e parë në ...

17:16

Jonida dhe Besniku, gati projektin sëbashku

Edhe pse është në pritje të ëmbël, kjo nuk e ndal Jonida Vokshin të jetë pranë fansave me projekte të reja. Jonida ka lajmëruar pak ditë më parë se shumë shpejt...

15:38

Çifti i aktorëve mbledhin fonde për Covid-19

Çifti i aktorëve më famë botërore, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis ka bërë një ftesë për të ngritur një dolli në mbështetje të një kauze të mirë. Për t’u ardhur n...

15:20

Gjermania anullon "Okoberfest"

Nga festivalet muzikore e deri te eventet e mëdha sportive, pandemia e COVID-19 ka shkaktuar një valë anulimesh të ngjarjeve në të gjithë botën. I fundit që ...

14:35

Jonida Maliqi tregon për lidhjen me Romeon

Nisur nga fjalët e Romeo Veshajt në një intervistë disa kohë më parë, publiku mendoi se historia e tij me Jonida Maliqin kishte mbaruar dhe ata nuk ishin më bas...

14:28

Ish modelja e Playboy i jep fund jetës

Ish-modelja e famshme e Playboy, Ashley Mattingly, i ka dhënë fund jetës së saj në moshën 33-vjeçare. Ajo abuzonte prej kohësh me alkoolin dhe substancat narkot...

14:07

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI