Flash

Ndahet nga jeta Rikard Ljarja

Lapsi.al 21 April 2020
Ndahet nga jeta Rikard Ljarja

Mbrëmjen e djeshme është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori dhe regjisori i njohur Rikard Ljarja.

Mësohet se Ljarja ka ndërruar jetë në banesën e tij në Tiranë, pasi vuante prej kohësh nga një sëmundje e rendë. Ceremonia mortore, për shkak të situatës, do të zhvillohet në Shkodër me rrethin e ngushtë familjar.

Rikard Ljarja ishte një aktor mjaft i dashur dhe i njohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare. Në vitin 1960 mbaroi maturën në Shkodër kurse në vitin 1965 u diplomua në Shkollën e Lartë të Aktrimit “Aleksandër Moisiu”, Tiranë. I pazëvendësueshmi Rikard Larja, ose i njohur ndryshe si Deda në filmin “Rrugë të bardha”, për tetë vite, pas diplomimit, punoi aktor i teatrit në Teatrin “Migjeni” në Shkodër.

Prej vitit 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga kinostudiot. Prej 1996 deri 2002, kur doli në pension, ishte drejtor artistik në televizionin publik shqiptar.

Filmat qe ka luajtur

Viktimat e Tivarit (1996)

Fletë të bardha – (1990) Shoku Emir

Pesha e kohës – (1988), Vasili

Rrethi i kujtesës – (1987), Mjeku

Në prag të jetës – (1985), Andrea

Pranverë e hidhur – (1985) Xha Teli

Skëterrë ’43 – (1980), Andrea

Radiostacioni – (1979) Komandanti

Në pyjet me borë ka jetë – (1978), Luka

Ilegalët – (1976) Tosti

Në fillim të verës – (1975) I deleguari i qarkorit

Rrugicat që kërkonin diell – (1975) Gaqo Tipografi

Rrugë të bardha – (1974) Deda

Shpërthimi – (1974) Inxhinjer Iliri

Ndërgjegja – (1972) Fitimi

Yjet e netëve të gjata – (1972)……xhandari

Kur zbardhi një ditë – (1971) Komisari

Plagë të vjetra – (1968)…….Naimi

Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967)..Perlati

Duel i heshtur – (1967) Skenderi

Komisari i dritës – (1966) Dritan Shkabaj

Monumenti

Regjisor

Pesha e kohës – (1988)

Kur hapen dyert e jetës – (1986)

Fundi i një gjakmarrjeje – (1983)

Dita e parë e emrimit – (1981)

Sketerre 43 – (1980)

Radiostacioni – (1979)

Në pyjet me borë ka jetë – (1978)

Skenarist

Pesha e kohës – (1988)

Kur hapen dyert e jetës... vazhdon

Të këshilluara

Adele shtyn sërish publikimin e albumit

Albumi i radhës nga këngëtarja Adele, i pari që nga viti 2015, ishte planifikuar të dalë në shtator të këtij viti. Por, përmes një komenti që ajo bëri në rrj...

19:35

Fakte që nuk i dinit mbi serialet

Premisa e “Too Hot To Handle” u frymëzua nga një episod i “Seinfeld” ku personazhet vënë bast kush do të rezistojë më gjatë pa u masturbuar. 2. Personazhet e...

16:08

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.62

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI