Pas apelit të saj në rrjete sociale për emergjencën Covid-19, Kylie Jenner ka shkelur rregullat që ajo vetë përmendi. Megjithëse i këshilloi të gjithë të qëndronin në shtëpi, 22-vjeçarja nuk e ka zbatuar këtë masë. Pa pikë grimi dhe këmbëzbathur, ajo ka hipur në makinë dhe është nisur për tek shtëpia e mikeshës së saj, Stassie Karanikolaou. Kylie kishte marrë me vete një pije dhe një pako patatina, për të shijuar karantinën me shoqen e ngushtë. Mirëpo, ajo që na bëri të gjithëve përshtypje ishte pamja e Kylie-t pa makeup! Miliarderja duket totalisht gjë tjetër nga fotot në Instagram dhe madje as nuk e vret mendjen për këtë! Kylie shfaqet e buzëqeshur dhe tepër rehat në një kostum sportiv, madje nuk ka ekstejshën dhe i ka mbledhur topuz flokët e saj natyralë. 22-vjeçarja ka neglizhuar gjithashtu të veshë këpucë, ndërsa fotot e saj kanë habitur rrjetin. Kjo është ndër të pakëtat raste kur Kylie del pa makeup, pasi ajo përpiqet të shfaqet gjithmonë e kuruar në publik, por mesa duket karantina ka bërë punën e saj!



